26 Qershor 2025, 19:41
Nga DOSJA
TIRANE - Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të forta nga aktorë të opozitës dhe drejtues të federatave sportive.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilësoi projektligjin si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit në funksionimin dhe financimin e strukturave sportive në vend, duke përfshirë edhe fondacionet dhe federatat sportive.
“Ky ligj thellon ndërhyrjen e shtetit në organizmin e sportit, në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Olimpike. Shteti nuk mund të kontrollojë çdo organizim sportiv,” – tha Zhupa nga foltorja e Kuvendit.
Ajo theksoi se ligji është hartuar nga Fidel Ylli, ndërsa i atribuon KOKSH-it rol zyrtar në organizimin e aktiviteteve jashtë procesit mësimor, gjë që, sipas saj, cënon kompetencat e federatave shkollore e universitare. Zhupa ngriti gjithashtu shqetësime për financimet publike, të cilat sipas saj, nuk kanë transparencë dhe krijojnë avantazhe të padrejta për strukturat e afërta me qeverinë.
“Financimet do të ndahen pa kritere të qarta, duke favorizuar organizatat që janë zgjatim i interesave shtetërore. Vetë Fidel Ylli ka pranuar publikisht se ai është autori i këtij ligji”, – shtoi ajo.
Ndryshimet e miratuara u kundërshtuan edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Në Asamblenë e FSHF-së, përballë ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Duka kërkoi që projektligji të tërhiqet dhe të rishikohet përmes dialogut me të gjitha federatat.
“Propozimet e fundit synojnë krijimin e një arbitrazhi sportiv klientelist, të varur dhe jo profesional. Ligji është hartuar pa konsultime me aktorët e sportit dhe me kundërshtime të qarta nga ekspertët tanë. U bëj thirrje institucioneve për reflektim”, – tha Duka.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Qershor 2025, 19:30
PORTUGALI - João Félix e mban veten në formë në Lisbonë dhe dje ai madje zhvilloi një seancë stërvitore në...
Sport
26 Qershor 2025, 19:00
ARABIA SAUDITE - Sipas shtypit saudit, Jorge Jesus është një nga objektivat e Al Nassr për të pasuar Stefano Piolin, largimi i të ...
Sport
26 Qershor 2025, 18:30
SPANJE - Kian Harratt, një sulmues i Oldham Athletic, klubit që së fundmi siguroi ngjitjen në ligën e katërt të futbollit ang...
Sport
26 Qershor 2025, 18:00
SPANJE - Me Joan Garcían e nënshkruar dhe Szczesnyn që ka nënshkruar rinovimin e kontratës, prania e vazhdueshme ...
Sport
26 Qershor 2025, 17:30
ÇEKI - Pavarësisht përvojës së tyre të gjerë dhe përgatitjes së shkëlqyer, atletët veteranë nuk ja...
Sport
26 Qershor 2025, 17:00
SPANJE - Dani Alves dhe Joana Sanz janë rikthyer në lajme për shkak të shtatzënisë së tyre. Këtë her...
Sport
26 Qershor 2025, 16:30
ANGLI - Liverpooli po ndërton një ekip vërtet të frikshëm, nëse nuk e ka pasur tashmë një të tillë. ...
Sport
26 Qershor 2025, 16:00
SPANJE - UD Las Palmas ka njoftuar vdekjen e Zebensui Ramos González, i njohur në sport si Zeben, një lojtar i Las Palmas C, në moshë...
Sport
26 Qershor 2025, 15:30
SHBA - Pas dy humbjeve kundër Manchester Cityt (0-2) dhe Juventusit (1-4), Wydad Casablanca tashmë po e lë garën nga prapa. Megjithatë,...
Sport
26 Qershor 2025, 15:00
ARGJENTINE - Mesfushori Camilo Nuin, 18 vjeç, vdiq gjatë një operacioni në gju. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.
Ai lun...