31 Dhjetor 2024, 00:38
Nga DOSJA
SHBA - Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit (ndoshta rastësisht...), këtë herë në Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë që kujtimet e Kazakistanit dhe Koresë së Jugut janë ende të freskëta. Sipas informacioneve nga ana tjetër e Atlantikut, Administrata Federale e Aviacionit të vendit ( FAA ) ka nisur zyrtarisht një hetim për një incident që dyshohet se ka ndodhur pasditen e së premtes, 27 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, kur një avion i Delta Airlines u largua nga procedura e ngritjes dhe u drejtua në nje tjetër pistë ku rrezikoi përplasjen me një avion tjetër, duke krijuar panik,ndërkohë që në këtë avion ishte edhe ekipi i basketbollit e Kolegjit Gonzaga, që udhëtonte për një ndeshje kundër skuadrës tjetër të UCLA .
Në videon e publikuar në internet, e cila përshkruan plotësisht atë që ndodhi javën e kaluar në Los Angeles, kontrolluesi i trafikut ajror dëgjohet duke i bërtitur me zë të lartë dhe këmbëngulës pilotit të Embraer-it që sapo kishte zbritur nga Uashingtoni: "Stop, stop, stop!" Dhe me sa duket, Embraer uli shpejtësinë dhe, në fund nuk del nga pista kryesore që lëvizte avioni Delta. Ndërkohë, njeriu që xhiroi videon tha se kurrë nuk kishte dëgjuar një kontrollor të trafikut ajror t'i thoshte një avioni të "ndalojë" kështu. "Në të gjitha vitet që kam bërë këtë, nuk kam dëgjuar kurrë një kontrollor t'i thotë një aeroplani "Stop, stop, stop," tha ai.
“Ne e kuptojmë se incidenti në aeroportin e Los Anxhelosit është nën hetim dhe do ta shqyrtojmë këtë informacion kur të bëhet i disponueshëm”, tha në një deklaratë Kolegji Gonzaga. "Anëtarët e ekipit tonë në bordin e avionit nuk ishin në dijeni të situatës që ndodhi dhe ne jemi mirënjohës që incidenti nuk pati pasoja për asnjërën nga palët e përfshira." FAA tha se avioni që transportonte ekipin e kolegjit arriti të shmangte pistën kryesore ndërsa avioni Delta u ngrit dhe një zëdhënës i kompanisë tha se fluturimi vazhdoi siç pritej.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Dhjetor 2024, 00:28
ANGLI - Armando Broja ka folur pas ndeshjes, ku Everton i tij u mposht 0-2 nga Nottingham Forest. Pavarësisht se u shfaq i zhgënjyer për rezultat...
Sport
30 Dhjetor 2024, 20:17
ANGLI - Një ndryshim i ri do të provohet në fushat angleze, me Federatën e Futbollit të Anglisë që zgjodhi gjysmëfinal...
Sport
30 Dhjetor 2024, 20:02
ANGLI - Michael Newberry, ish-futbollisti i Newcastle United, vdiq papritur në ditëlindjen e tij të 27-të. Këtë e ka bër&eu...
Sport
30 Dhjetor 2024, 19:45
ANGLI - Pak muaj më parë, Enzo Fernandez la gruan dhe dy fëmijët, duke shpjeguar se donte të ishte i lirë dhe të kompe...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:54
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është i hapur ndaj sfidave të reja jashtë Al Nassr. Këtë e garanton e përditshmja spanjo...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:40
Ansu Fati dhe Bori Fati (babai), së bashku me agjentin Jorge Mendes
SPANJE - Përveç Lamine Yamal, për të cilin ai deklaroi...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:26
SPANJE - Të dielën, lojtarët dhe trajnerët e Barçës shkuan në spitale të ndryshme, për të vizitu...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:03
ZVICER - 11 vite më parë kampioni i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpe....
Sport
30 Dhjetor 2024, 17:34
BRAZIL - Ajo që ishte një sekret i hapur, tashmë është zyrtare që nga kjo e dielë e 29 dhjetorit… Vinicius Jr.&...
Sport
30 Dhjetor 2024, 17:29
GREQI - Një dënim shembullor është vendosur nga Federata Greke e Futbollit ndaj Răzvan Lucescu-t, djali i trajnerit veteran shumë t&eum...