“Protestat nuk e ndalojnë integrimin në BE”/ Rama në konferencën me gazetarët europianë: Projekti nuk është anuluar, do e bëjmë publik me krenari!
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi...
Ish-lojtari i Interit dhe Portos, vlerësohet për karizmën e tij, por jo vetëm...

ITALI - Nga Fonseca te Conceiçao, trajneri i ri i Milanit do të jetë ende portugez. Ish-lojtari i Portos, i cili do t'i bashkohet kuqezinjve për 6 muaj, konsiderohet si një nga trajnerët më të respektuar në skenën e futbollit të vendit të tij dhe një nga figurat më me ndikim në futbollin portugez.
I lindur më 15 nëntor 1974 në Penafiel, ai e ka lidhur të gjithë karrierën e tij si trajner me klubet më të rëndësishme në Portugali, që nga debutimi i tij si trajner i Académica te Nacional, të cilin e udhëhoqi drejt shpëtimit dhe kualifikimit në kompeticionet evropiane.
Në 2016, Conceiçao kaloi te Porto, me të cilin fitoi tre tituj kombëtarë, tre Superkupa portugeze, 4 kupa kombëtare dhe një Kupë të Ligës. Ai nuk arriti të fitonte në Evropë, ku shpesh ia doli mirë në Champions League, duke alternuar 4-2-3-1 me 4-4-2, formacionet e tij referuese.
Qasja e tij taktike është dinamike dhe fleksibël, loja e tij është sulmuese, por kërkimi i ekuilibrit i bën ekipet e tij të mbrohen me rregull dhe vëmendje të madhe. Pika e tij e fortë është karakteri i tij: Conceição njihet për aftësinë e tij për të motivuar lojtarët dhe për karizmën e tij, si dhe për personalitetin e tij të fortë dhe vendimtar. Cilësi që duket se ‘martohen’ në mënyrë perfekte me lojtarët aktualë të AC Milan.
Pas vazhdimit të kontratës me Porton në prill 2024, më 4 qershor, pas zgjedhjeve presidenciale të Villas Boas, ai vendosi të ndahej me klubin e tij me marrëveshje të përbashkët.
Si lojtar ai pati një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme mes Porto (tre kampionate dhe një kupë portugeze), Lazio (një scudetto, një Kupë e Fituesve të Kupave, një Superkupë Evropiane, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie), Parma dhe Inter, me të cilin gjeti pak hapësirë edhe për shkak të një dëmtimi dhe u nda më 28 korrik 2003.
Vitet e fundit të karrierës së tij ishin në Belgjikë në Standard Liège, në Kuvajt me Al-Qadisiya dhe në Greqi në Paok Selanik, ku e mbylli karrierën në vitin 2009, një ditë para ditëlindjes.
Me kombëtaren portugeze, megjithatë, ai bëri debutimin e tij më 9 nëntor 1996, në një ndeshje të fituar 1-0 kundër Ukrainës (e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror 1998) dhe mori pjesë në kampionatin evropian të vitit 2000, duke shënuar ndër të tjera një “hat-trick” vendimtar kundër Gjermanisë në fazën e grupeve, dhe në Kupën e Botës 2002. Në total ai bëri 56 ndeshje me 12 gola.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Koha e Fonsecës ka përfunduar. Barazimi ndaj Romës dhe diferenca me tetë pikë nga zona e Champions League i dhan...
ANGLI - Kanë mbaruar fjalët për këtë Liverpool, që po i lë shumë pas vetes ndjekësit në Premier League. Me 45 ...
ITALI - Milan-Roma përfundon 1-1, një ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Ishin pikërisht k...
FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...
FRANCE - Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanelën e Lille dhe viti 2024 do të jetë gjatë në mendjen e tij. Ylli darda...
ANGLI - Sir Alex Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Manchester United 100 mijë euro për t’u t&eum...
ANGLI - Manchester City ka arritur të rigjejë fitoren me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Leicester Cityt, në kuadër të ja...
ANGLI - Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ...
ITALI - Pavarësisht një skenari thuajse të njëanshëm, Napolit iu desh të punonte fort për të kapërcyer Venecian (...
AUSTRI - Nëse për shumicën e sporteve kjo është periudhë pushimi për të shijuar festat e fundvitit, ndodh e kundë...