EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Sport
Paul Pogba po “shkrihet” në Miami, teksa përgatitet të kthehet në hartën e futbollit
Francezi po numëron mbrapsht për të qenë në gjendje të luajë sërish futboll, pas aventurës së tij me doping dhe po punon shumë çdo ditë për të gjetur formën e tij.
28 Dhjetor 2024, 20:18Nga DOSJA
SHBA - Paul Pogba duket i vendosur për një “rikthim” mjaft dinamik në futboll. Në fotot e postuara nga partnerja e tij në Instagram, ai po stërvitet fort me një trajner personal në Miami, në mënyrë që t'i bashkohet një ekipi në janar.
Francezi, kampion i botës në vitin 2018 u ndëshkua nga WADA, pasi doli pozitiv për doping (nivele shumë të larta të testosteronit).
Ai fillimisht u dënua për katër vjet, por në apel ndalimi u reduktua në 18 muaj, kështu që ish-ylli i Juventusit dhe Manchester United do të rikthehet në fushë në mars 2025.
Siç raportohet nga The Athletic, mesfushori 31-vjeçar francez është i interesuar të nënshkruajë me një klub janarin e ardhshëm në funksion të rikthimit të tij në fusha. Sipas të njëjtave media, skuadra nga MLS, Arabia Saudite dhe Premier League, kanë shprehur tashmë interesin për t'i dhënë atij një shans për një "rifillim" të mirë.
Kujtojmë se Unitet kishte shpenzuar 110 milionë euro në vitin 2016 për ta blerë nga Juventusi, duke e bërë atë në atë kohë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Megjithatë, rikthimi i Pogba në Mançester (ai ishte larguar për te Juventus si i vogël) nuk i përmbushi kurrë pritjet, pasi ai u "vënë në dukje" kryesisht për zënkat e tij me trajnerët (sidomos Jose Mourinho).
Dhe ajo që mbetet është të shihet nëse ai do ta shfrytëzojë këtë shans të fundit për të shpëtuar atë që ka mbetur nga karriera e tij.