1 Dhjetor 2025, 17:23
Nga DOSJA

ANGLI - Skuadra e fundit e Championshipit ishte dënuar më herët me 12 pikë pas futjes në administrim në tetor. Me penalizimin e ri, situata bëhet dramatike: Sheffield Wednesday tani ndodhet 27 pikë larg zonës së mbijetesës, ku Swansea City mban vendin e 21-të me 17 pikë. Madje, klubi është 23 pikë pas Norwich City, skuadra e vendit të parafundit.
Në deklaratën e EFL thuhej: “Sheffield Wednesday FC do të dënohet me gjashtë pikë me efekt të menjëhershëm për shkelje të shumta të rregulloreve të EFL që lidhen me detyrimet e pagesave. Ish-pronari i klubit, Dejphon Chansiri, ndalohet të jetë pronar apo drejtor i ndonjë klubi të EFL për tre vjet.”
Sipas EFL, sanksionet u vendosën pasi palët ranë dakord për masën disiplinore dhe vendimi u ratifikua nga kreu i komisionit të pavarur.
Në mes të krizës së thellë financiare dhe sportive, Sheffield Wednesday ka marrë një ofertë nga ish-pronari i Newcastle United, Mike Ashley, i cili raportohet se ka paraqitur një propozim prej rreth 20 milionë paundësh për blerjen e klubit. Administrata e klubit ka konfirmuar gjithashtu se dy konsorciume amerikane kanë bërë oferta serioze dhe janë konsideruar kandidatë të besueshëm për marrjen e klubit.
Një nga ofertat e paraqitura ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi raportohet se përfshin idenë e bashkimit të Sheffield Wednesday dhe Sheffield United – një skenar që do të zemëronte jashtëzakonisht tifozët për shkak të rivalitetit historik midis dy klubeve të qytetit.
Me minus10 pikë dhe një të ardhme të pasigurt financiare, Sheffield Wednesday përballet me një situatë të pashpresë dhe duket e destinuar për rënien në League One nëse kriza nuk zgjidhet shpejt.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Dhjetor 2025, 16:49
ITALI - As lojtarët dhe as trajneri Maurizio Sarri nuk folën me gazetarët pas humbjes 1-0 kundër Milanit në raundin e 13-t&...
Sport
1 Dhjetor 2025, 16:34
Filipe Luís, trajneri i Flamengos, me trofeun e Libertadores
BRAZIL - Pasi fitoi Kupën Libertadores me Flamengon, Filipe Luís tashmë...
Sport
1 Dhjetor 2025, 16:21
TURQI - Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalçin, foli përsëri për Rafa Silvën. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes pa...
Sport
1 Dhjetor 2025, 16:03
ANGLI - I kënaqur me fitoren me përmbysje ndaj Crystal Palace (1-2), Ruben Amorim vlerësoi vullnetin e ekipit në pjesën e dytë p...
Sport
1 Dhjetor 2025, 15:49
FRANCE - Viti 2025 ka qenë një vit shumë i gjatë për PSG-në për sa i përket kalendarit, duke pasur parasysh statu...
Sport
1 Dhjetor 2025, 15:34
ITALI - Disa tifozë të Barit, një ekip i Serie B, u përleshën me lojtarët e ekipit në bordin e një aeroplani pas ...
Sport
1 Dhjetor 2025, 15:24
SPANJE - Ronald Araujo do të mungojë në ndeshjen FC Barcelona-Atlético Madrid, i cili nuk ishte edhe në ndeshjen Bar&cced...
Sport
1 Dhjetor 2025, 15:07
ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, dha një konferencë të shkurtër për shtyp dy-minutëshe të hën&...
Sport
1 Dhjetor 2025, 14:56
Ancelotti bisedon me Viniciusin gjatë një kampi stërvitor të Brazilit.
BRAZIL - "Ai ka gjashtë muaj kohë për t'u pë...
Sport
1 Dhjetor 2025, 14:42
SPANJE - Hansi Flick analizoi situatën në dhomën e zhveshjes së Barcelonës të hënën përpara ndeshjes kund&eu...