29 Dhjetor 2023, 11:42
Nga DOSJA
SPANJE - Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, mund të vazhdojë kontratën me klubin madrilen në fund të sezonit, ndonëse u ka premtuar drejtuesve të Federatës Braziliane të Futbollit se do të marrë përsipër kombëtaren e këtij vendi, raporton e përditshmja spanjolle As.
Ancelotti ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit të ardhshëm. Mediat spanjolle dhe braziliane njoftuan pak muaj më parë se eksperti italian ka pranuar të drejtojë kombëtaren braziliane nga qershori i vitit të ardhshëm.
AS shkruan se Ancelotti ka ndryshuar mendje dhe dyshohet se i ka thënë drejtuesve të FS Brazilit se Reali është prioriteti i tij dhe ka shtuar se është në pritje të një oferte nga klubi madrilen për të vazhduar bashkëpunimin.
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri italian kërkon të dëgjojë mendimin e familjes së tij përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
“Ancelotti është në fazën e karrierës së tij kur paratë nuk janë prioriteti i tij, por reputacioni dhe respekti që gëzon te Reali si nga drejtuesit e klubit ashtu edhe nga tifozët. Po ashtu, skandalet e shumta në Federatën e Futbollit të Brazilit janë faktorë që e largojnë Ancelottin nga pozita e trajnerit të këtij vendi – thuhet në tekstin e AS.
Ancelotti (64) e drejtoi Realin nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe e mori sërish klubin madrilen në vitin 2021. Me Realin ai fitoi 10 trofe në dy mandate.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:38
ANGLI - Gemma Wiseman, futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve....
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Jack Grealish ka qenë lojtari i fundit që është viktima e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Futbollist...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Armando Broja po merr gjithnjë e më tepër minuta me fanellën e Chelsea-t, por pa mundur të kthehet në protagonist në ...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:11
ITALI - Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për Superligën ka provokuar disa reagimet. Në k...
Sport
29 Dhjetor 2023, 10:59
BRAZIL - FIFA është shumë serioze me Brazilin. Aq sa në javën e dytë të janarit një delegacion nga organi më i...
Sport
29 Dhjetor 2023, 10:23
SPANJE - Sylvio Mendes Campos Junior (Sao Paulo, 12 prill 1974), për të gjithë Sylvinho, veshur me flamurin shqiptar për të festuar k...
Sport
29 Dhjetor 2023, 09:30
SPANJE - Autor i paraqitjeve të mira që nga ardhja e tij vonë te Barça, Joao Félix është bërë shpejt një...
Sport
29 Dhjetor 2023, 08:30
ITALI - Nuk ka Romë për Leonardo Bonucci. Edhe një herë, mundësia e transferimit të ish-mbrojtësit të J...
Sport
29 Dhjetor 2023, 07:30
ZVICER - Alicia Lehmann (24) tërheq shumë vëmendjen kudo që shfaqet dhe çfarëdo që të bëjë. K&eu...
Sport
29 Dhjetor 2023, 01:23
ANGLI - Brighton, pas minutave të para të mpirjes, mori masa, bëri presion dhe në minutën e 11-të hapi rezultatin.&nbs...