18 Mars 2024, 19:05
Nga DOSJA
TIRANE - Rey Manaj ishte njeri nga futbollistët e Koombëtares që doli sot në konferencën zyrtare për mediat dhe folën për dy takimet miqësore kundër Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars).
Manaj foli për rikthimin e tij në Kombëtare. Ai theksoi se dëmtimet e pësuara e kanë bërë të pamundur grumbullimin dhe shtoi se ndihet shumë i motivuar për të dhënë më të mirën në dy takimet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.
Si e gjete atmosferën pas rikthimit nga një periudhë e gjatë, a je më i motivuar? “Ekipin e gjeta shumë mirë, është emocion të rikthehesh pas një viti e gjysëm, sepse vitin e kaluar pata dëmtim dhe qëndrova jashtë. Besoj të gjithë lojtarët janë të motivuar për Europianin, tifozët dhe familjet shqiptare e presin shumë “Euro 2024”.
Jeni ndër lojtarët me më shumë minuta, a e sheh veten pjesë të listës në Euro 2024? “Kemi patur komunikim me trajnerin dhe lojtarët duhet ta tregojnë veten në dy ndeshjet miqësore dhe në stërvitje. Zgjidhjet i bën trajneri”.
Kush kanë qenë problemet në harkun e kësaj periudhe larg Kombëtares? “Viti i kaluar ishte i vështirë dhe pata një dëmtim. Më pas u dëmtova sërish se u riktheva para kohe në fushë dhe qëndrova jashtë fushe për gjashtë muaj. Për Europianin lojtarët i zgjedh trajneri, ne jemi të disponueshëm. Unë me veten time mendoj se jam gati për Europian”.
Grumbullimi i parë me trajnerin Silvinjo, çfarë ke biseduar? Ke ruajtur gol me Kombëtaren? “Kam patur gjithmonë komunikim me trajnerin, ka ardhur edhe në Londër të më takoj. Jam shumë i kënaqur sepse është edhe grumbullimi i parë. Në muajin shtator kur kalova te Sivasspor vija nga një dëmtim i gjatë dhe normalisht unë para se të shoh zgjedhjet e tjerëve shoh veten time dhe e dija se nuk isha gati. Tani kemi rastin për të treguar veten në miqësore, jo vetëm unë por të gjithë lojtarët”.
Si ndryshoi Rey Manaj, kush është çelësi? “Atë nuk e di. Por, kur një lojtar pëson dëmtim të rëndë duhet të fokusohet shumë dhe të stëvitet. Të gjeja formën ishte kryesore, faza përgatitore me Sivasspor-in shkoi shumë mirë dhe duhet të gjesh besimin e duhur. Duhet të jesh i fortë mentalisht. Besoja se ftesa do të vinte po të luaja mirë, sepse kam tetë vite në Kombëtare. Është mundësia për të treguar vlerat”.
Atmosfera nga tifozët në Parma, si e pret dhe a ke një thirrje për tifozët kuqezi? “E pres mirë dhe besoj se stadium do të mbushet, pasi edhe në Shqipëri kërkesat janë shumë të larta. Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë dhe kam parë edhe në ndeshjet kualifikuese që kishte shumë kërkesa. Tifozët e duan Shqipërinë, ekipi pa tifozët është asgjë dhe kryesorja është që në stadium të ketë tifozë që edhe ne të motivohemi dhe të japin 100% tonë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Mars 2024, 18:52
TIRANE - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka gjetur një atmosferë shumë të mirë në këtë grumbull...
Sport
18 Mars 2024, 18:18
TURQI - Një pritje e papërsëritshme e tifozëve të Fenerbahçes për lojtarët e skuadrës, pas fitores s&eu...
Sport
18 Mars 2024, 17:57
ARABIA SAUDITE - Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka postuar një foto të këmbët e tij të fryra, duke ka shkaktuar qindra kom...
Sport
18 Mars 2024, 17:31
ITALI - Interi dhe Napoli kanë reaguar tashmë për largimin e Francesco Acerbi nga skuadra kombëtare italiane, pasi ...
Sport
18 Mars 2024, 17:09
BRAZIL - Robinho, një ish-ndërkombëtar brazilian, i dënuar me nëntë vjet burg për një sulm seksual në Itali, akuzoi...
Sport
18 Mars 2024, 16:40
ITALI - Francesco Acerbi u përjashtua nga skuadra për kombëtaren italiane për dy ndeshjet e ardhshme, që do të zhvillohen n&e...
Sport
18 Mars 2024, 16:22
GJERMANI - Christian Streich, trajneri i Freiburgut, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke i dhënë fund një lid...
Sport
18 Mars 2024, 16:04
ITALI - Fiorentina lëshoi një deklaratë mëngjesin e kësaj të hëne, duke përditësuar gjendjen shqetësuese sh&...
Sport
18 Mars 2024, 15:54
Trajner Nuno Espírito Santo i Nottinghamit
ANGLI - Sipas “The Guardian”, Nottingham Forest mori një penalitet me një zbr...
Sport
18 Mars 2024, 15:38
ARGJENTINE - Takimi mes Estudiantes dhe Boca Juniors, në kuadër të xhiros së 11-të të fazës së parë të kampion...