"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Sport
Fituesja e Wimbledonit, i pret shpresat meshkujve të “Only Fans” me premtimin e saj!
Sofia parashikohej të ishte “Sharapova e re”, por në vitin 2019, pasi humbi në startin e Wimbledon dhe fitoi 400 mijë dollarë në karrierën e saj, ajo i tronditi të gjithë dhe vendosi të tërhiqej për shkak të problemeve me shpinën.
27 Dhjetor 2023, 19:28Nga DOSJA
RUSI - Sofia Zhuk ishte një nga tenistet e reja më të mira në planet, por pasi fitoi Wimbledon për të rinj, karriera e saj filloi të bjerë dhe ajo fitoi para serioze përmes një faqe interneti për të rritur. Jeta e saj mund të shërbejë për të bërë një film të mrekullueshëm. Nga shpresat e mëdha të tenisit në...
Nëse jeni një adhuruese e pasionuar e tenisit, me siguri ju kujtohet Sofia Žuk. Ajo ishte një nga tenistet më të talentuara në botë, por për shkak të një dëmtimi në shpinë, iu desh ta mbyllte herët karrierën.
Ajo bëri një mrekulli të vërtetë të vogël botërore në vitin 2015, kur fitoi Wimbledon në garën për lojtaret nën moshën 18 vjeç, edhe pse ishte vetëm 15 vjeç dhe vuante nga dhimbjet e lartpërmendura!
Interesante, dy teniset ruse më të famshme (d.m.th., më tërheqëse) Maria Sharapova, pesë herë kampione e Grand Slam-it, dhe Anna Kournikova, dy herë fituese e Australian Open, nuk arritën në Wimbledon për Junior. Sofia parashikohej të ishte “Sharapova e re”, por në vitin 2019, pasi humbi në startin e Wimbledon dhe fitoi 400 mijë dollarë në karrierën e saj, ajo i tronditi të gjithë dhe vendosi të tërhiqej për shkak të problemeve me shpinën.
“Edhe para se të fitoja kampionatin për të rinj në Wimbledon, kisha shumë prolbeme me shpinën, aq sa asnjë mjek nuk donte të më ndihmonte. Trupi im nuk po përthithte mirë proteinat, kështu që rruazat e mia ishin krejtësisht jashtë vendit. Shkova për një MRI, e cila tregoi se shtylla kurrizore ime është si ajo e një gruaje 50-vjeçare ose 60-vjeçare - tha ajo një herë.
Në atë moment filloi karriera e saj si fotomodele dhe ndërkohë ajo u bë edhe një yll realiteti, duke fituar para të mëdha në një faqe për të rritur. Platforma "Only fans" e lejoi atë të pasurohej dhe ajo zbuloi se sa para fitoi në vetëm pesë ditë .
“Më është bërë interesante, të them të drejtën, të zbuloj se sa para mund të bëhen atje, në një javë pa ndonjë përmbajtje perverse lakuriq. Asnjë mesazh seksual, asgjë. Më intrigoi mua dhe burrin tim. Dhe fitova 4500 dollarë në pesë ditë. Nuk kuptoj. Nuk kam bërë asgjë, nuk kam shfaqur lakuriqësinë time. Asgjë fare. Vetëm me rroba banjo, si në Instagram. Njerëzit paguajnë, japin 20 ose 30 dollarë, unë e ngre në 100, ata paguajnë prap. Dhe kështu doli të ishte 4500 dollarë. Duke mos bërë asgjë - vuri në dukje Sofia, dhe më pas premtoi se nuk do të zhvishej kurrë plotësisht lakuriq ose nuk do të postonte ndonjë përmbajtje pornografike, gjë që sigurisht i përloti burrat në të gjithë planetin: