26 Dhjetor 2023, 17:04
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Që nga shpërthimi i “bombës” së Cristiano Ronaldos, liga e Arabisë Saudite është kthyer në një “El Dorado” moderne e futbollit.
Skuadrat e Pro Ligës Saudite kanë arritur të grumbullojnë një galaktikë yjesh, duke ofruar kontrata të papërshkrueshme, të cilave futbollistët nuk mund t'u rezistojnë dhe sigurisht që as klubet më të pasura evropiane nuk mund të konkurrojnë.
Dhe drejtuesit e skuadrave sigurohen në çdo rast të tregojnë se sa vlerësojnë faktin që futbollistë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N'Golo Kante, Riyad Mahrez zgjodhën ligën e tyre për të vazhduar karrierën.
Dhe sado që në Arabinë Saudite (meqenëse mbretëria konsiderohet një shtet i rreptë teokratik) nuk festohen Krishtlindjet, një përjashtim bëhet për hir të futbollit. Dhe dhuratat e Krishtlindjeve që kanë marrë, apo do të marrin peshat e rënda të ligës janë përtej imagjinatës.
Siç ka zbuluar një ekspert i mallrave luksoze (por në kushte anonimiteti) disa nga skuadrat kryesore të ligës kanë porositur makina ultra-luksoze, duke filluar nga Ferrari SF90 Spiders te Bugattis dhe Lamborghini.

Disa skuadra të tjera preferuan orët, por jo ndonjë siç ishin porositë për modelet Jacob dhe C Bugatti Chiron, të cilat kushtojnë 350.000 euro, por edhe Chopard LUC Lunar më të përballueshme, që shitet për... vetëm 60.000 euro.
Njëkohësisht ka informacione për porosi masive çantash në shtëpinë e njohur Yves Saint Lauren, në mënyrë që bashkëshortet/partneret e futbollistëve të mos mbeten duke u ankuar.

Mirëpo, për shkak se makinat, orët dhe çantat nuk mjaftojnë dhe meqenëse 1 janari është fillimi i një afati kalimtar të ri, drejtuesit e ekipeve të Pro Ligës Saudite u ofrojnë lojtarëve të tyre edhe paketa udhëtimi! Dhe jo çdo gjë, por një qëndrim në suitat presidenciale të hoteleve më të mira në Paris, Londër dhe Maldive.

“Paketa që kemi rezervuar në Paris është për një javë në një nga suitat presidenciale të Hotel Four Seasons George V, e cila kushton rreth 17 mijë euro nata. Sigurisht që në kryeqytetin francez ka paketa më të volitshme që nisin nga 7 mijë euro, ndërsa ajo në Kudadoo Maldives Private Island vlen 6.3 mijë euro nata”,- ka zbuluar i njëjti burim dhe mesa duket në ditët në vijim do të lexojmë edhe emrat e rinj të futbollistëve të mëdhenj që do t'i japin lamtumirën ligat që luftojnë për të vazhduar karrierën e tyre në Lindjen e Mesme.
Gjithmonë për të mirën e futbollit dhe që ata të jetojnë një... eksperiencë ndryshe.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Dhjetor 2023, 16:42
NORVEGJI - Qershorin e kaluar, Erling Braut Haaland paraqiti tre aplikime në Zyrën Norvegjeze të Pronësisë Industriale, n&e...
Sport
26 Dhjetor 2023, 16:25
SPANJE - FC Barcelona njoftoi se Alexia Putellas do t'i nënshtrohej një artroskopie të gjurit të saj të majtë këtë t&e...
Sport
26 Dhjetor 2023, 15:59
ANGLI - Pas humbjes 3-2 ndaj Bournemouth, trajneri portugez Nuno Espírito Santo arriti fitoren e pare 3-1 në drejtimin e Nottingham Forest kë...
Sport
26 Dhjetor 2023, 15:32
GREQI - Zhvillime të shpejta në kampin e Panathinaikos, me presidentin Giannis Alafuzos, që ka vendosur të shkarkoj&eu...
Sport
26 Dhjetor 2023, 15:03
BRAZIL - Marcelinho Carioca, ish-ndërkombëtari brazilian dhe një nga idhujt e Corinthians, bëri një rrëfim të 36 orëve...
Sport
26 Dhjetor 2023, 14:40
ARABIA SAUDITE - Edhe pse në një mënyrë shumë të ndryshme nga ajo që bënin në të kaluarën, tifozët m...
Sport
26 Dhjetor 2023, 14:29
ARABIA SAUDITE - Santa Claus tashmë ka vizituar shtëpitë e gjysmës së botës. Edhe pse te disa më bujar se në...
Sport
26 Dhjetor 2023, 14:02
SPANJE - Skuadra e Real Madridit është ngjitur në podiumin e klubeve më të vlefshme në botë, për ta mbyllur vitin me m...
Sport
26 Dhjetor 2023, 13:00
ARGJENTINE - Antonela Roccuzzo ishte ylli i madh i natës pas motrës së saj Carla Roccuzzo. Në një natë plot yje n...
Sport
26 Dhjetor 2023, 12:37
RUSI - Mario Mitaj është lojtari që ka befasuar jo pak tifozët shqiptarë. Vetëm 20 vjeç, por me një siguri veterani n&...