29 Dhjetor 2023, 14:50
Nga DOSJA
BRAZIL - Ata ishin duke i bërë llogaritë me të, por befas kalaja është shembur. Brazili pëson goditjen e rëndë të njoftimit zyrtar të rinovimit të Carlo Ancelottit si trajner i Real Madridit deri në vitin 2026.
Federata braziliane ka provuar gjithçka dhe në vend ishte fiksuar figura e italianit si ai që mund të sillte rregull në një skuadër me shumë talente, por që pushoi së shkëlqyeri që në Botërorin e kaluar.
Ndaj njoftimi për rinovimin ka qenë një goditje e rëndë dhe kjo pasqyrohet në gazetat kryesore të vendit. “Fundi një ëndrre”, titullohet gazeta Lance. “Projekti i frustruar”, komenton O Globo, ose “historia ka mbaruar”, thotë Gazeta Esportiva.
Fakti është se emri i Carlo Ancelottit jehon në gazetat braziliane, që prisnin trajnerin aktual të Real Madridit, në qershorin 2024.
Zëvendësuesit e mundshëm
Me Ancelottin tashmë të paarritshëm, emrat e zëvendësuesve të mundshëm kanë filluar të dëgjohen. Madje, shfaqet edhe ai i José Mourinhos, trajnerit të Romës. Shtypi brazilian trajton më shumë opsione si ai i Abel Ferreira, kampion i shumëfishtë me Palmeiras. Renato Gaucho , i cili e përfundoi mirë sezonin 2023 me Gremio, ose Jorge Jesus aktualisht te Al-Hilal nç Arabinë Saudite.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Dhjetor 2023, 14:45
TIRANE - Suksesi i arritur nga kombëtarja kuqezi dhe kualifikimi i dytë në finalet e një kampionati europian, tashmë kanë edhe n...
Sport
29 Dhjetor 2023, 14:33
SPANJE - Vazhdon historia e dashurisë mes Carlo Ancelottit dhe Real Madridit. Trajneri italian, i rikthyer në qershor 2021, pas një periud...
Sport
29 Dhjetor 2023, 12:18
ANGLI - Sir Tony Blair dëshironte të zhvendoste Wimbledon FC në Belfast në fillim të mandatit të tij të parë si kryemi...
Sport
29 Dhjetor 2023, 12:01
ITALI - Roma udhëton në Torino të shtunën teksa e pret sfida delikate ndaj Juventus në “Allianz Stadium”. Një ndeshje ...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:52
TIRANE - Partizani do të bëjë disa afrime në merkaton e janarit, me drejtuesit që do të kërkojnë të plotësojn&...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:42
SPANJE - Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, mund të vazhdojë kontratën me klubin madrilen në fund të sezonit, ndonëse u ka premtu...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:38
ANGLI - Gemma Wiseman, futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve....
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Jack Grealish ka qenë lojtari i fundit që është viktima e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Futbollist...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Armando Broja po merr gjithnjë e më tepër minuta me fanellën e Chelsea-t, por pa mundur të kthehet në protagonist në ...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:11
ITALI - Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për Superligën ka provokuar disa reagimet. Në k...