2 Janar 2025, 09:16
Nga DOSJA

SPANJE - Një fillim viti, ky 2025, i cili nuk po rezulton aspak i lehtë për një skuadër të Barcelonës gjithmonë në krizë financiare, e cila për vazhdimin e sezonit aktual sportiv rrezikon të mos ketë në dispozicion Dani Olmon dhe bashkë me të edhe Pau Victor, pavarësisht trukimeve të tentuara nga klubi katalanas ditët e fundit.
Le të kalojmë se cila ishte historia. Siç kujton edicioni online i gazetës Marca, Blaugranët, për të përfshirë në skuadër dy lojtarët, kishin arritur marrëveshje për shitjen e tribunave VIP të 'Camp Nou' një fondi të Katarit, operacion i cili do të kishte dhënë një shumë prej rreth 120 milionë euro, por LaLiga, pasi mori parasysh vendimin e gjykatës për mosrespektimin e “fair play”-it financiar, nuk dha miratimin për të gjithë, duke qenë se nuk ka garancitë e nevojshme për pagesën e kontratave.
"LALIGA dëshiron t'ju informojë se, që nga 31 dhjetori, F Barcelona nuk ka paraqitur alternativa të cilat, duke respektuar rregulloret e kontrollit ekonomik të LALIGA, do t'i lejonin asaj të regjistrojë lojtarë duke filluar nga 2 janari,"- thuhet në njoftimin e LaLigas.
Prandaj, klubi tani do të detyrohet të presë një përgjigje nga Federata Spanjolle, e thirrur për të vendosur për këtë çështje në një kohë rekord, ndoshta më 3 janar, por për momentin si Dani Olmo dhe Pau Victor janë përjashtuar nga skuadra e katalanasve. Një dëmtim i madh në imazhin e klubit.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Janar 2025, 09:00
ANGLI - Këta lojtarë mbarojnë kontratën më 30 qershor dhe do të mund të bashkohen me një klub të ri për sezo...
Sport
2 Janar 2025, 08:27
ARABIA SAUDITE - Veçanërisht aktiv në tregun e transferimeve prej dy vitesh dhe ardhjen e Cristiano Ronaldos në Al-Nassr në janar 2...
Sport
1 Janar 2025, 20:53
ANGLI - Arsenali i guximshëm, i çeliktë dhe i shkathët i Mikel Artetës, arriti një fitore me përmbysje, ku...
Sport
1 Janar 2025, 18:08
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është një nga ndikueset më të njohura në botë. Partnerja e futbollisti...
Sport
1 Janar 2025, 17:32
BRAZIL - Pas lamtumirës së tij me Flamengon, i cili e kishte përjashtuar gradualisht nga formacioni titullar në sezonin e tij të fund...
Sport
1 Janar 2025, 17:03
PORTUGALI - Nëna e Cristiano Ronaldos festoi dje (31/12) ditëlindjen dhe ylli portugez e ka uruar publikisht, duke postuar një foto t...
Sport
1 Janar 2025, 16:04
ANGLI - Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah po shijon padyshim sezonin më të mirë të karrierës s&e...
Sport
1 Janar 2025, 14:00
ANGLI - Thomas Tuchel është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Anglisë, tre muaj pasi u konfirmua marrëveshja mes dy ...
Sport
1 Janar 2025, 13:30
SPANJE - Lionel Messi, kapiteni i kombëtares argjentinase dhe lojtari aktual i Inter Miami, ka hedhur një hap tjetër në botën e ...
Sport
1 Janar 2025, 13:00
GJERMANI - Jamal Musiala i emocionoi fansat e tij, duke rikrijuar një skenë të famshme nga klasiku i Krishtlindjeve, “I ve...