Sport

VIDEO/ Shaka që mund të përfundojë në kritikë.A ke ti coronavirus? Buffon flet me tifozin aziatik

Portieri legjendar e plotësoi dëshirën e tij, por nisi duke ngacmuar tifozin. “A ke ti coronavirus
Featured image of article: VIDEO/ Shaka që mund të përfundojë në kritikë.A ke ti coronavirus? Buffon flet me tifozin aziatik GIanluigi Buffon

Pas përfundimit të ndeshjes Milan-Juventus, portieri Gianluigi Buffon po i drejtohej daljes së stadiumit. Italiani pasi përfundoi intervistat u ndal për autografe, një djalosh nga Azia i kërkoi të firmoste revistën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Portieri legjendar e plotësoi dëshirën e tij, por nisi duke ngacmuar tifozin. “A ke ti coronavirus? Po shoh drejt teje. A je ti nga Wuhan? tha Buffon me shaka duke u larguar nga stadiumi. Një video në kuadrin e shakasë, por që mund të marrë përmasa të mëdha, ku Buffon nga ana tjetër mund të kritikohet.

Kujtojmë që Delle Alli pak ditë më parë, bëri një shaka të tillë, por që më pas lojtari u detyrua të kërkojë falje.

(e.ç.dosja.al)

Shto Koment