LIVE UPDATES
Editorial

Sponsori ekonomik dhe objektivat kriminale, çfarë fshihet pas ‘partive garzoniere’

30 Nëntor 2020, 20:38 Nga DOSJA
Sponsori ekonomik dhe objektivat kriminale, çfarë fshihet pas

Duke parë lumin  e partive të reja politike që janë krijuar këtë fund viti, konkluzioni i parë që mund të nxjerr kushdo është, se vendi është infektuar nga partitë dhe lëvizjet garzoniere. Po përkufizoj kështu grupimet, të cilat edhe pse janë regjistruar si parti politike, nuk kanë asnjë nga elementët përbërës të një organizate të mirëfilltë politiko-partiake.

Nga njëra anë, atyre u mungon një strukturë qeverisëse. Me fjalë të tjera, vendimet e brendshme merren nga një menaxher-pronar i cili është ai që organizon proceset e supozuara të demokracisë së brendshme, përcakton kandidatët, rregullat ad-hoc dhe, në fund të fundit, është ai që zgjedh ata të cilët do të marrin pjesë efektivisht në proceset elektorale.

Meqenëse partia i takon atij, edhe fituesi i gjoja mosmarrëveshjeve të brendshme (shpesh të stisura) është gjithmonë ai vetë ose dikush me të cilin ka negociuar hapësirën në fletëvotim në këmbim të burimeve të çdo lloji ose formë tjetër shkëmbimi.

Nga ana tjetër, partitë garzoniere nuk e dinë se çfarë e përbën formimin e vlerave të bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre. Kështu, angazhimi i njërëzve rreth një sërë ideshë që drejtojnë jetën politike të partisë është thjesht inekzistent.

Këto parti nuk përcaktohen as si të djathta e as si të majta, por krejt e kundërta. Propozojnë që ideologjitë nuk ekzistojnë më, sepse është mënyra më e thjeshtë për të shmangur vetë idenë e të menduarit politik dhe të marrjes së një pozicioni. Është gjithmonë më lehtë të negociosh me cilindo krahë në varësi të situatës dhe asaj që mund të arrihet me kompromise.

Përveç kësaj, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët janë thjesht një shprehje sepse ata nuk ekzistojnë me të vërtetë. Përtej një grupi të vogël dhe të zgjedhur miqsh, familjarësh dhe njerëz me lidhje të ndryshme, si në punë, me lidhjet sentimentale dhe duke përfunduar me kriminelin, nuk ka militantizëm.

Partitë garzoniere nuk kanë aftësinë për të marrë vendime të pavarura përballë ndikimit të mundshëm nga grupe specifike të interesit. Prandaj, pas programit zyrtare që ata bëjnë sikur na paraqesin, është e lehtë të identifikosh sponsorin ekonomik që po funksionon pas partisë ose objektivat kriminale që ata po përpiqen të mbrojnë.

Nuk është sekret për askënd që jeta politike e vendit tonë, përshkohet gjithnjë e më shumë, financohet dhe drejtohet nga mafie të llojeve të ndryshme që jo vetëm mbështesin financiarisht partitë garzoniere, por gjithashtu kanë disa nga anëtarët e tyre në udhëheqjen e partive politike. Në fund të fundit, mundësia që grupi politik të mbetet në kujtesën e qytetarit përtej menjëhershmërisë së procesit zgjedhor, është në thelb vetëm një imagjinatë. Shumica dërrmuese e votuesve nuk dinë as origjinën ose as nuk ndjekin ndonjë ide politike të ndonjë nga shumë partitë garzoniere të cilat do të hyjnë në procesin zgjedhor që do të zhvillohet pas disa muajsh.

Sipas konceptit tim, më shumë se një e treta e grupimeve politike në Shqipëri mund të konsiderohen si parti garzoniere, më shumë se një e treta tjetër po i afrohet gjithnjë e më shumë këtij përkufizimi dhe shumë shpejt nuk do të ketë shmangie që t’i përkasin grupit të tregtarëve të politikës.

Në fakt, asnjë nga përfaqësuesit e partive të mëdha politike nuk e ka përmendur asnjëherë në mënyrë të qartë problemin që përfaqëson për vendin numri shumë i madh i partive politike.

Midis atyre që aspirojnë për një vend në parlament, situata është edhe më e keqe sepse shumë prej tyre nuk kanë as një ide, në asnjë fushë, për çështje që i përkasin të ardhmes dhe demokracisë në vend, dhe në fund ne përfundojmë me deputetë si këta që na përfaqësojnë sot.

Shkurtimisht, nëse ata që janë të interesuar të jenë pjesë e një sistemi të strukturuar partiak nuk shprehen rreth këtij problemi, është logjike që menaxherët-pronarë të partive garzoniere të heshtin.

Siç ndodh shpesh, të gjithë e dinë se zgjidhja e problemit të copëtimit të partive në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me një reformë të thellë të Kodit të Demokracisë.

Zbatimi i kërkesave më të mëdha për formimin e organizatave politike, vendosja e kufijve jo vetëm për përqindjet në zgjedhje por edhe për qasjen në pozitat e vendimeve publike, janë disa nga elementët që duhet të merren parasysh.

Parimi i partive politike është: “Fito nesër dhe pastaj do të shohim”. Mjafton të merren me çështje më pak të rëndësishme si financimi i fushatave elektorale, të cilat në çdo rast do të vazhdojnë të sponsorizohen nga grupe të fuqishme ekonomike dhe mafie kriminale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e qytetarëve.

Ndërsa pronarët-menaxherë të partive garzoniere bazohen në organizata përmes të cilave ata mund të financojnë orekset e tyre të veçanta ekonomike ose interesat e grupeve që ata ruajnë dhe përfaqësojnë, organizatat e pakta politike që mund të krijojnë një sistem partish bien në tundimin për të parë vetëm përfitimet e procesit të menjëhershëm zgjedhor.

Në këtë mënyrë, miopia e elitave politike dhe mungesa prej tyre e dëshirës për të mësuar rreth proceseve historike kontribuojnë në situatën e rraskapitjes së qytetarëve duke e kthyer përfitimin dhe mafien politike në një cikël të ri, në një sistem.

*banesë për një person

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Editorial 30 Nëntor 2020, 09:20

Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...

Editorial 29 Nëntor 2020, 21:21

Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk is...

Editorial 26 Nëntor 2020, 18:44

Nën thundrën e kakistokracisë

Nga keqmenaxhimi i krizës sanitare dhe ekonomike po kalojmë tek humbja e kontrollit të të dyjave për shkak të paaftësisë së atyre që na qeverisin. Qeveria fillo...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?