Aktualitet

Qarku i Fierit, vatër e re koronavirusi/ Në Lushnje çifti i bashkëshortëve të dyshuar, gruaja doli pozitive. Në Fier 5 të dyshuar

Në qytetin e Fierit janë 5 raste të dyshuara për të cilët pritet edhe një përgjigje nga ISHP-ja, ndërsa në Lushnje ka një të infektuar.
Featured image of article: Qarku i Fierit, vatër e re koronavirusi/ Në Lushnje çifti i bashkëshortëve të dyshuar, gruaja doli pozitive. Në Fier 5 të dyshuar Foto ilustruese

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të dyshuara për të cilët pritet edhe një përgjigje nga ISHP-ja.

Ndërsa në qytetin e Lushnjes, të dyshuar ishin dy bashkëshortë, por burri ka dalë negativ, ndërsa gruaja pozitive dhe është izoluar menjëherë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment