Politike

Spiropalit flet për rritjen e nivelit ekonomik: Financat i gjetëm në derexhe, borxhi publik ka rënë (VD)

  • Murrizi- Spiropalit: Fukarenjtë s’të lënë të shkosh në BE, heshtët për prokurorin që iu kaloi kasetat
  • Sipas ministres financat ishin lënë në një derexhe dhe janë ndryshuar krejtësisht. Spiropali theksoi edhe se borxhi publik është në rënie, ndërsa shtoi se në objektiva afatmesëm ky borxh pritet nga 68 % që është aktualisht të zbresë në 60 % brenda dy vitesh.
    Featured image of article: Spiropalit flet për rritjen e nivelit ekonomik: Financat i gjetëm në derexhe, borxhi publik ka rënë (VD) Elisa Spiropali

    TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka folur ditën e sotme në lidhje me rritjen e ekonomisë në vend. Në seancën plenare të Kuvendit, Spiropali tha se ekonomia është në rritje në një tendencë positive.

    Sipas ministres financat ishin lënë në një derexhe dhe janë ndryshuar krejtësisht. Spiropali theksoi edhe se borxhi publik është në rënie, ndërsa shtoi se në objektiva afatmesëm ky borxh pritet nga 68 % që është aktualisht të zbresë në 60 % brenda dy vitesh.

    “Arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura kanë ndryshuar. Reformat nuk kanë qenë të lehta, disa prej tyre kanë qenë të vështira, por të domosdoshme për të bërë shtet. Reformat edhe pse me kosto publike, qëllim të vetëm kanë dhënien e fryteve në shërbemi të këtij viti. Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arritI në 4.1 %.  Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013.

    Nuk duhet të harrojmë se finanacat publike i gjetëm në një derexhe.

    Sipas Bankës Botërore papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019″-tha ajo.

    Borxhi publik ra në 68 %, duke vijuar trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi. Objektivi i në afate të mesme është ulja e tij në 60% në vitin 2021.

    Arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Reformat edhe pse shpesh me kosto publike të njohur kanë vijuar. Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto e ka rritur ekonomiknë me 4%,”- tha Spiropali.

     

     

    (f.m.dosja.al)

    Shto Koment