Politike

Manifestimi i 2 marsit/ Spiropali: Basha duket më i arsyeshëm, s’po e mbështet me shpirt Ilir Metën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha se Basha ka nisur një kurs të ri. Sipas saj kryedemokrati është më i arsyeshëm. Ministrja tha  se tubimin e 2 marsit e sheh si aksion të izoluar të LSI dhe Metës.
Featured image of article: Manifestimi i 2 marsit/ Spiropali: Basha duket më i arsyeshëm, s’po e mbështet me shpirt Ilir Metën Elisa Spiropali

“Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen  e aksionit të Ilir Metës”. Kështu u shpreh  ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në studion e Abc News me Mirela Milorin, teksa komentoi tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta.

E pyetur nga gazetarja për pozicionin e Lulzim Bashës në një kohë kur është ulur në tryezë me qeverinë për Reformën Zgjedhore dhe nga ana tjetër mbështet tubimin e Metës, Spiropali tha se Basha ka nisur një kurs të ri. Sipas saj kryedemokrati është më i arsyeshëm. Ministrja tha  se tubimin e 2 marsit e sheh si aksion të izoluar të LSI dhe Metës.

“Është një marrëdhënie skizoide se Lulzim Basha mirë keq ka nisur një kurs të ri opozitar të them të drejtën është i arsyeshëm, edhe për mënyrën si reagon për cështje si koronavirusi, tërmeti, çështje që kanë interes, duket i arsyeshëm, bashkëpunues dhe do të krijojë profilin e një drejtuesi shteti në të ardhmen. Nga ana tjeter ne mendojmë se është nën presionin e jashtëzakonshmë të këtyre heronjve të përhershëm, të Ilir Metës dhe Sali Berishës sepse gjuha e tyre opozitare është krejtësisht ndryshe nga ajo e Lulzim Bashës. Në fakt përçarja më e madhe ekziston në opozitë, por ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë sepse nuk është puna jonë, le ta gjejnë vetë rrugën. Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen  e aksionit të Ilir Metës, do ishte absurde të mbështeste një aksion politik që do të fuqizojë Ilir Metën dhe LSI. Unë e shoh si një aksion të izoluar të LSI dhe Metës personalisht”, tha Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment