Politike

Spiropali sulmon Kryemadhin: Fut në lista bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia! As shovinistët s’do ta bënin këtë që Opozita u ka bërë shqiptarëve

VIDEO
Spiropali akuzoi edhe Opozitën teksa shton se ato që i kanë bërë ata Shqipërisë që e kanë quajtur të inkriminuar, nuk do ta bënin as shovinistët. 
Featured image of article: Spiropali sulmon Kryemadhin: Fut në lista bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia! As shovinistët s’do ta bënin këtë që Opozita u ka bërë shqiptarëve Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Nga fjala e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Spirapali tha se Kryemadhi po fut në lista bijtë e prokurorëve të larguar nga drejtësia, referuar Ada Demirit, vajzës së Skënder Demirit.

Spiropali akuzoi edhe Opozitën teksa shton se ato që i kanë bërë ata Shqipërisë që e kanë quajtur të inkriminuar, nuk do ta bënin as shovinistët. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dihet që Bashkimi Europian ka problemet e veta dhe kjo gjë nuk është ndonjë sekret. Për të mos folur më pas për luftën ndaj institucioneve. Në këto tre vite kemi bërë përpjekje të organizuara, jo sporadike. Nëse do vijojmë më tej për gjuhën dhe fyerjet. Edhe shovinistët serb nuk do ia kishin bërë Shqipërisë atë që i kanë bërë këta, e kanë quajtur vend të kriminalizuar. Nëse vazhdojmë pastaj me atë që kemi bërë ne… Po këta që takohen periferive të Tiranës e skutave, vajza e bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia. Po pse mo s’paska të rinj Shqipëria që shkoni e merrni bijtë e atyre të shkarkuarve. Por ky është një mesazh…për tu thënë që ne jemi me ju, do t’ju mbrojmë,”- tha Spiropali. 

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Spiropali sulmon Kryemadhin: Fut në lista bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia! As shovinistët s’do ta bënin këtë që Opozita u ka bërë shqiptarëve

  1. Ju keni Gramozin kryetar parlamenti se 30 vjet

  2. Spiropordha vjen verdalle neper breket e shpuara te rilindjes se komunizmit. Ne po themi vdekje fashizmit kjo vazhdon akoma rrofte hitleri. Ptuuu

Shto Koment