Politike

Spiropali: Rama merr 6 mandate, partia shtrihet horizontalisht. Rakipi: Me siguri shtriheni edhe vertikalisht, jeni zonjë e fortë shumë!

Elisa Spiropali e cila ka qenë përballë gazetarëve ka thënë se shtrirja në partinë socialiste është horizontale, ne krahasim me parti të tjera nuk kemi.
Featured image of article: Spiropali: Rama merr 6 mandate, partia shtrihet horizontalisht. Rakipi: Me siguri shtriheni edhe vertikalisht, jeni zonjë e fortë shumë! Ylli Rakipi dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Mnistrja Elisa Spiropali, ka deklaruar se Rama do të marrë 5-6 mandate.

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” Elisa Spiropali e cila ka qenë përballë gazetarëve ka thënë se shtrirja në partinë socialiste është horizontale, ne krahasim me parti të tjera nuk kemi. Ndërkohë, gazetari Ylli Rakipi me ironi ka thënë se ata si parti me siguri kanë dhe shtrirje vertikale

Pjesë nga Biseda: 

Rakipi: Kjo është zonja më e fortë në Ballkan. Na rezulton se është Elisa. Elisa këtë e ka. Kjo nesër mund ta marrë partinë.

Spiropali: Pse e çoni kaq larg diskutimin? Ne kemi 5-6 mandate të Edi Ramës njëherë…

Rakipi: Ke grua tjetër në PS  si kjo?  Pse kur iku Sali Berisha, nuk qau Majlinda Bregu? Kjo pa qarë fare, ja shiko sa shumë ka arritur…

Elisa: E njoh Shqipërinë mirë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rakipi: Kjo e ka të qartë pra.

Elisa: Sa më shpejt ta kuptoni se kush është Edi Rama, aq më mirë.

Rakipi: Unë e di cfarë po bëni ju zonjë, Çimi nuk e kupton.

Elisa: Shtrirja në partinë tonë është horizontale, ne krahasim me parti të tjera nuk kemi.

Rakipi: Me siguri keni edhe shtrirje vertikale për atë punë ju, si parti…

(a.k.dosja.al)

Shto Koment