Politike

Spiropali: PD gjenerator i ekonomisë së familjes së kryetarit. Kadiu: Tik-tak zonja e doganave

Spiropali thotë se demokratët i besuan Bashës dhe Republikës së Re (platforma e PD në zgjedhjet 2017), dhe u zhgënjyen, ndaj ajo apelon që të mos përsëritet e njëjta gjë me “Alternativën për Zhvillim”.

TIRANE- Akuza të ndërsjellta mes qeverisë dhe opozitës. Shkak për këtë janë bërë deklaratat e kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka prezantuar programin Ekonomik të PD, dhe atë që PD e quan: “Alternativa për Zhvillim”.

Basha tha se sapo PD të vijë në pushtet do të anulojë koncesionet si edhe do të ulë çmimin e karburanteve.

Por duket se nuk është fort dakord me të, ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se demokratët i besuan Bashës dhe Republikës së Re (platforma e PD në zgjedhjet 2017), dhe u zhgënjyen, ndaj ajo apelon që të mos përsëritet e njëjta gjë me “Alternativën për Zhvillim”.

Përgjigjien ia ka kthyer deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu. Kadiu thotë se mazhoranca, që sipas PD është e lidhur me krimin dhe drogën pas “Zërit të Amerikës”, ka shpallur një tjetër ‘armik’ që është CDU-ja gjermane, që ka mbështetur planin Ekonomik të PD.

Shto Koment