Politike

Spiropali nuk heq dorë nga oferta për Opozitën: Le t’i japim fund këtij gër-vëri politik, edhe ne kemi defekte

E ftuar në emisionin “Përballë”, Spiropali pranoi se edhe maxhoranca ka pasur të metat e saj kur ka qenë në Opozitë, në vitin 2010 apo në vitin 1992. Ministrja shtoi se ajo po kërkon që t’i japë fund një gër-vëri politik.
Featured image of article: Spiropali nuk heq dorë nga oferta për Opozitën: Le t’i japim fund këtij gër-vëri politik, edhe ne kemi defekte Lutfi Dervishi dhe Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përsëritur edhe një herë tjetër ofertën e maxhorancës për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike.

E ftuar në emisionin “Përballë”, Spiropali pranoi se edhe maxhoranca ka pasur të metat e saj kur ka qenë në Opozitë, në vitin 2010 apo në vitin 1992. Ministrja shtoi se ajo po kërkon që t’i japë fund një gër-vëri politik.

“Ne kemi një mandat të tretë shumë të rëndësishëm. Për ne është më i rëndësishëm se politika e ditës. Madje është një mandat që do të përcaktojë fatin e kësaj dekade për Shqipërinë. Kësaj sherrnaje politike, këtij gër- vëri politik të pafrytshëm për vendin ne duam t’i japim fund. Në asnjë moment ne nuk e kemi vënë interesin e partisë mbi interesin e shtetit shqiptar dhe interesave kombëtare. Kjo nuk ka ndodhur. A mund të ketë patur çedime në raste të caktuara për çështje të caktuara?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ka patur. Unë nuk them që PS është perfekte dhe që PS ka të njëjtën vetëdije siç ka pasur në 2010 apo sic ka pasur në 1992. Ne po mundohemi të fitojmë pjekurinë. PS edhe në opozitë ka tentuar marrëveshje mirëkuptimi, konsensusi. Madje kemi hapur rrugë shumë herë. Nuk ka asnjë krahasim mes dy forcave. PS ka kaluar disa faza pjekurie deri më sot por për një gjë jemi krenarë; ne nuk kemi braktisur kurrë Kuvendin e Shqipërisë,” – tha Spiropali.

(F.m/Dosja.al)

Shto Koment