Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Spiropali: Janë 20 raste në SPAK, po hetohen për krime elektorale

Spiropali u shpreh se Basha tani duhet që të provojë se është lideri i PD-së, ndërsa kur foli për Kryemadhin, Spiropali tha se ajo në zgjedhje hyri e mundur.  
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit, Spiropali: Janë 20 raste në SPAK, po hetohen për krime elektorale Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar Presidentin Ilir Meta, si më të humburin në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali ka thënë se krimet elektorale që janë bërë do të hetohen të gjitha nga SPAK. Spiropali u shpreh se Basha tani duhet që të provojë se është lideri i PD-së, ndërsa kur foli për Kryemadhin, Spiropali tha se ajo në zgjedhje hyri e mundur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Janë 20 raste sot për krime elektorale në SPAK që po hetohen dhe le të hetohen të gjitha, patjetër. Koka e Bashës duhet të mendojë me kokën e vet dhe ka rastin që të provojë që është lideri i PD-së. Monika hyri e mundur në këtë betejë dhe i munduri më i madh është presidenti Ilir Meta, ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar”, tha Spiropali.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment