Politike

Spiropali komenton takimin e Metës me mjekët: Zyra e presidentit krijon komitete anti shtetërore

VIDEO
Spiropali tha se në zyrën e Presidentit krijon Komitete anti-shtetërore ku jepen opinione të ndryshme për situatën në vend
Featured image of article: Spiropali komenton takimin e Metës me mjekët: Zyra e presidentit krijon komitete anti shtetërore Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar takimin e një ditë më parë të Presidentit Meta me mjekë dhe ekspertët e shëndetësisë. Ajo tha se në zyrën e Presidentit krijon Komitete anti-shtetërore ku jepen opinione të ndryshme për situatën në vend. Më tej Spiropali tha se mjekët ishin aty në rolin e një politikani dhe jo të profesionit që kanë të të vërtetë.

Në mënyrë të padinjitetshme është përballuar me këtë fatkeqësi opozita jonë që herë në zyrën e presidentit krijon komitetet anti shtetërore, jo vetëm antiqeveritare, ku jepen opinione lloj soj mbi situatën pa asnjë kujdes për situatën dhe bilancin ku jemi. Pjesëtarët aty ku ishin jo doktorë, por në rolin e politikanit thanë që nuk ka asnjë strategji qeveria shqiptare. Ka tre strategji qeveria, që po i zbaton pikë për pikë, përfshirë edhe skenarin për vjeshtë dimër që jemi të përgatitur”, u shpreh Elisa Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

(a.b)/dosja.al

Shto Koment