Politike

Spiropali-Gjonit: Ngele duke thënë jam qytetar ata fshatarë! Opozita jashtë është “ikanake”, ata sulmuan edhe Ismail Kadaren, Monika luan rolin e Penelopës…

VIDEO
Spiropali akuzoi Gjonin se diskriminoi qytetarët nga origjina, dhe nuk harroi të quante Monika Kryemadhin një aktore në rolin e “Penelopës”.
Featured image of article: Spiropali-Gjonit: Ngele duke thënë jam qytetar ata fshatarë! Opozita jashtë është “ikanake”, ata sulmuan edhe Ismail Kadaren, Monika luan rolin e Penelopës… Elisa Spiropali, ministre e Shtetit

TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali, ka replikuar me deputetin e opozitës së re, Ralf Gjoni në lidhje me bllokimin e Reformës Zgjedhore nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe debatin publik për këtë çështje. Spiropali akuzoi Gjonin se diskriminoi qytetarët nga origjina, dhe nuk harroi të quante Monika Kryemadhin një aktore në rolin e “Penelopës”.

PJESË NGA DEKLARATA E SPIROPALIT: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më gjeni një parti zoti Gjuzi që nuk do të afrojë datën e zgjedhjeve, që nuk futet në zgjedhje për të fituar. Ikën në 2017, ikën në 2019-ën, ikanakët e mëdhenj. Ikën nga tryeza se u shemb Teatri Kombëtar. E kanë kthyer atë protestë që kishte ndjeshmëri kombëtare, në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Lulzim Basha që ikën. Dezhurnin s’dinë ta mbajnë. Nuk po dinë më të mbajnë as vijat, që iu vënë edhe ngjyra. Në këtë pikë jemi tani. E kuptoni me çfarë teatri absurd po merremi ne tani. Më vjen keq që ca opozitarë flasin këtu, si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Kush ju ka thënë që në këtë foltore të flisni me gjuhë raciste dhe të diskriminoni më njerëzit nga krahina. E ke përmendur gjithë ditën këtu që je qytetar dhe ata janë fshatarë? Për cilët njerëz e ke fjalën? Është kombëtariste të duash një teatër të ri. Pse Shkupi të ketë një Teatër gjigand dhe ne një furrik. Gjuha juaj është fiks si e atyre që s’kanë lidhje me artin dhe qytetarin. Një aradhë e paturp shpifësash dhe paturpësish që godasin kë? Sulmuan kë, edhe Ismail Kadaren me gjuhë të fëlliqur me mendim të egër duke bërë gjyqe popullore. Kishin nxjerrë një Karabinë që foli aty për të gjithë dhe i linçoi.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment