Showbiz

Jon Gjebrea nuk humb kohë, një muaj pasi la të fejuarën hidhet në krahët e modeles me forma bombastike, fotot ku darkon në New York me Vildane Zenelin dhe komentet e koduara

Gjithashtu në SHBA jeton prej kohësh edhe modelja shqiptare Vildane Zeneli, me të cilën Joni duket se ka një "kimi".
Featured image of article: Jon Gjebrea nuk humb kohë, një muaj pasi la të fejuarën hidhet në krahët e modeles me forma bombastike, fotot ku darkon në New York me Vildane Zenelin dhe komentet e koduara Jon Gjebrea dhe Vildane Zeneli

SHBA- Djali i moderatorit Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea  një muaj pas ndarjes nga e fejuara e tij, Merlin Haxhiymeri duket se nuk ka humbur kohë dhe ka filluar një lidhje të re. Ai prej kohësh është zhvendosur në Chikago të Amerikës për të jetuar. Gjithashtu në SHBA jeton prej kohësh edhe modelja shqiptare Vildane Zeneli, me të cilën Joni duket se ka një “kimi”.

Të dy ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe duket se nuk i kursejnë komentet me spec për njëri-tjetrin. Në fotot që Joni poston shihen komentet e modeles ku e quan “Zemra” apo i komenton emoji në formë zemrash.

Ata gjithashtu janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa darkojnë së bashku në restorantet e Nju York-ut. Ndërsa Joni në një post që ka hedhur në Instagram e ka quajtur Vildanen “mbesë”, ndoshta për të kamufluar lidhjen mes tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para dy vitesh kur Joni i propozoi të dashurës së tij Merlin për fejesë, ata së bashku u larguan për të jetuar në SHBA, por mesa duket lidhja nuk ka ecur dhe para një muaji ata u ndanë. Joni pas ndarjes mbylli “Instagramin” ku kishte fotot me Merlinin ndërsa kjo e fundit i ka hequr të gjitha postimet me të.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment