Sport

Spektakli i Euro 2020 nis sot, futbolli europian shëtit në 11 vende, ja kush janë më të kuotuarit për të fituar trofeun

Euro 2020 po bëhet gati për startin e kampionatit.Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian starton në 11 qershor nga Roma dhe e mbyll rrugëtimin 1 muaj më pas në Londër
Featured image of article: Spektakli i Euro 2020 nis sot, futbolli europian shëtit në 11 vende, ja kush janë më të kuotuarit për të fituar trofeun Euro 2020

EUROPË-11 vende pritëse, 24 skuadra. Euro 2020 po bëhet gati për startin e kampionatit.Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian starton në 11 qershor nga Roma dhe e mbyll rrugëtimin 1 muaj më pas në Londër në vitin e 60 të themelimit të këtij turneu.  Amsterdami, Baku, Sevilla, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Gllasgou, Londra, Mynihu, Roma dhe Shën Peterburg përfshijnë gjithë shtrirjen gjeografike.

Çdo përfaqësuese pritëse do të luajë minimalisht 2 ndeshje në shtëpi ndërsa gjysmëfinalet dhe finalet do të luhen të gjitha në “Ëembley” të Londrës.Në aspektin sportiv, pikëpyetjet janë të shumta. A do të mundë Franca të shkruajë historinë? A mundet Anglia ta mbajë presionin, po Cristiano Ronaldon a do të mund të vazhdojë ta udhëheqë Portugalinë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush do të jetë Islanda e këtij edicioni? Franca arriti të fitonte një europian pas një Botërori në vitin 2000 dhe sot është skuadra më e kuotuar, por pas rreshtit të parë, Gjermania, Italia apo Spanja shpresojnë që “të bëjnë keq në çdo moment. Pjesërisht por me tifozë të pranishëm. Kjo ishte fitorja më e madhe UEFA-s që premton një europian si asnjëherë më parë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment