Politike

“Spektakël i pështirë”, Rama komenton ditëlindjen e Bes Kallakut: Shembull skandaloz i Presidentit, zonjës së Parë dhe çetës së tyre… karshillëk me ligjin dhe shëndetin!

VIDEO
Rama tha se ajo që ka parë ishte një “spektakël i pështirë”.
Featured image of article: “Spektakël i pështirë”, Rama komenton ditëlindjen e Bes Kallakut: Shembull skandaloz i Presidentit, zonjës së Parë dhe çetës së tyre… karshillëk me ligjin dhe shëndetin! Bes Kallaku dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar festimin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta, me të shoqen, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se ajo që ka parë ishte një “spektakël i pështirë”.


Edi Rama: Unë nuk vendos masa, masat i vendos Komiteti Teknik, dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Por si çdo qytetar kam parë shembullin skandaloz të presidentit, zonjës së parë dhe çetës së tyre. Është e qartë besoj për të gjithë që nuk mund të ketë grumbullime, ata na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Këtë kam parë. Duhet të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment