Aktualitet

Specialistët: Personat që kalojnë COVID-19 duhet të kryejnë vaksinën e gripit

Specialistët e Shëndetit Publik thonë se për shkak të virozave të stinës, qytetarët duhet të kujdesen të mos preken edhe nga virozat e tjera.
Featured image of article: Specialistët: Personat që kalojnë COVID-19 duhet të kryejnë vaksinën e gripit Foto Ilustruese

Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë vaksinën antigrip që në fillim të Shtatorit. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se për shkak të virozave të stinës, qytetarët duhet të kujdesen të mos preken edhe nga virozat e tjera, ndërkohë që në vjeshtë-dimër, në Shqipëri pritet të jetë vala e dytë e koronavirusit.

Për shkak të pandemisë, këtë vit janë porositur 5-fish më shumë doza vaksine. Kjo vaksinë rekomandohet për të gjithë popullatën, por më shumë për grupet e riskut, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas bluzave të bardha vaksina kundër gripit nuk shkakton efekte anësore. Për herë të parë vitin që shkoi për të kryer vaksinën u përshinë edhe fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç, për më shumë mbrojtje.

Marrë nga Tv Klan

Shto Koment