Politike

Spartak Ngjela deklaratë të fortë: Meta provoi se donte që të digjej Kuvendi

Ngjela i ftuar në “Repolitix” në Report TV tha se Merta i ka hedhur benzinë zjarrit me shtyrjen e zgjedhjeve.
Featured image of article: Spartak Ngjela deklaratë të fortë: Meta provoi se donte që të digjej Kuvendi Spartak Ngjela, avokat

TIRANË-  Avokati Spartak Ngjela, është shprehur sot se Presidenti Ilir Meta, donte që të digjej Kuvendi. Ngjela i ftuar në “Repolitix” në Report TV tha se Merta i ka hedhur benzinë zjarrit me shtyrjen e zgjedhjeve.

“Presidenti nuk e ka në koptencë të amulojë datë e zgjedhjeve. Presidenti nuk e rrëzon dot akuzën se e bëri se donte t’i hidhte benzinë zjarrit. E aprovoi sot.  Çështja qëndron se deri tani ne dimë sa ai paska marrë një informacion por me qëndrimin e tij na provoi se paska dashur djegien e Kuvendit“, tha Ngjela.

Meta për hërë të parë informacionet që ka pasur për djegien e Kuvendit i ka treguar para Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Ai tha se vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve e ka bërë për të shmangur një akt të tillë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment