LIVE UPDATES
Politike

Spartak Braho sqaron përplasjen me Agron Tufën: Fashist që vjell vrer mbi heronjtë e luftës

13 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Spartak Braho sqaron përplasjen me Agron Tufën: Fashist që vjell

Duke parë reagimet e shumta që janë bërë pas përplasjes së deputetit Spartak Braho në Komisionin e Ligjeve me pikëpamjet e drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, në lidhje me qëndrimin ndaj Luftës Antifashiste dhe dëshmorët e saj, po i kthehemi bashkëbisedimit me deputetin Braho.

Kjo për arsyen e thjeshtë se pas qëndrimeve në Dita ai është vënë në qendër të reagimeve nga më të ndryshmet.

Në këtë intervistë, ai është i palëkundur në qëndrimet që ka shprehur në Komisionin e Ligjeve, si për Luftën Antifashiste, ashtu dhe për institutin që drejton Tufa dhe që paguhet nga shteti. Ai thotë se do t’i shkojë deri në fund propozimit që ka bërë për shkarkimin e Tufës. Ka dhe një përgjigje për Gazmend Kapllanin…

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Braho, pas intervistës që bëmë bashkë disa ditë më parë, ku ju i përgjigjeshit Agron Tufës, drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për sulmet që ai ka ndërmarrë kundër Luftës Antifashiste dhe dëshmorëve të saj, ka pasur reagime të shumta. Një ndër to është dhe sulmi i Gazmend Kapllanit në Tema. Si jeni ndjerë pas këtyre reagimeve dhe sulmeve që iu bëhen?

– Nuk jam shqetësuar hiç fare. Përkundrazi, jam zbavitur. Nuk e njoh këtë Kapllanin, sikurse nuk njoh as Tufën. Unë do të vazhdoj në të njëjtin qëndrim dhe do të këmbëngul t’u shkoj deri në fund atyre që thashë në komisionin e ligjeve. Edhe për shkarkimin e Tufës. Përderisa ata do të vazhdojnë ta quajnë luftën antifashiste “luftë civile”. Përderisa t’i quajnë dëshmorët terroristë. Tufa e ka quajtur Heroin e Popullit Mustafa Matohiti kriminel! Si mund të heshtet para këtyre fëlliqësirave që ndotin dynjanë me shpifje? Pra do të vazhdoj të mbroj luftën dhe dëshmorët dhe do të luftoj që këta palaço të mos lehin si qentë kur shikojnë hënën, pra të mos vazhdojnë të nxijnë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të mos harrojmë se Tufa është “prashitur” në Bashkimin e ri Sovjetik të kohës së Jelcinit. Do të kërkoj t’i zbardhet dosja dhe të shikojmë se ç’përfaqëson ai.

– Spartak, këta janë shkrimtarë dhe mendoj se duhen marrë në konsideratë për mendimet e tyre, si Tufa, si Kapllani … Është një mendim ndryshe…

– Shkrimtarë leshi. Nuk i njohin as në fshatin e tyre dhe pretendojnë se janë më të mëdhenj se Agolli dhe Kadareja. Lexova reagimin e Kapllanit dhe vura duart në kokë. Ai nuk di të shkruajë shqip. Është një injorant tipik. E shkruan shqipen me 33 germa dhe me gabime të tmerrshme logjike. Nuk po merrem me logjikën e tij prej idioti për historinë, po me atë që ai pretendon se është. Gazeta që e ka botuar reagimin e tij ka bërë shumë mirë që e ka botuar të pa redaktuar, që lexuesit ta kuptojnë se me çfarë idioti kanë të bëjnë… Ky Kapllani duhet penalizuar edhe për masakrimin e gjuhës shqipe, pa hyrë në idiotësirat e tjera të tij.

– Mirëpo, si Tufa si Kapllani, të quajnë stalinist, domethënë kriminel. Nuk ke frikë nga këto etiketime dhe nga këto sulme që të bëhen?

– Nga kush të kem frikë? Nga këta? Kurrën e kurrës! Një fjalë e urtë thotë se po pate frikë nga ujqërit, mos dil për gjah. Unë jam në mejdanin e politikës prej tridhjetë vjetësh dhe nuk ma mundon shpirtin asnjë mëkat. Ata tërbohen kur unë mbroj luftën antifashiste dhe them ca të vërteta që i dinë të gjithë. Po pse ti pandeh se këta janë ujqër? Këta janë një tufë lepujsh dhe unë nga lepujt nuk kam frikë… As edhe nga ndonjë derr politikan apo dhe nga disa të tillë që hiqen si historianë.

– Duket se po e teproni, zoti Braho. Pavarësisht se ju mbroni Luftën Antifashiste, edhe ata kanë të drejtë të mbrojnë një tezë ndryshe. Ata nuk e fshehin faktin se janë antikomunistë dhe lufta që ju mbroni u udhëhoq nga komunistët dhe Enver Hoxha. Duhet folur me argumente, apo jo?

– Çfarë argumentesh duan akoma këta? Ka 75 vjet që është fituar lufta dhe është çliruar Shqipëria nga këta zorzopë dhe ata vazhdojnë të vjellin vrer. Unë rrjedh nga një familje e lidhur ngushtësisht me luftën, kam dëshmorë në familjen time dhe deri në fund të jetës do ta mbroj atë luftë, pavarësisht se nuk kam qenë pjesëmarrës në të. Po gjithë synimi i tyre është të godasin Enverin, kanë frikë se mos ngjallet prapë ai dhe të gjithë e dinë se ku do të futeshin ata. Unë dorëzohem, fjala vjen para Rrahman Perllakut, një ish luftëtar antifashist,aktualisht afër 100 vjeç, që ka vuajtur edhe në burgjet e kohës së Enverit. Mirëpo Tufa e quan kriminel edhe Rrahman Perllakun! Shyqyr që Rrahmani është gjallë dhe mbase ia kthen vetë përgjigjen.

– Duket se është hapur një debat që besoj se do të vazhdojë gjatë, përderisa jemi në vitin e 75-vjetorit të çlirimit. Sa i nevojshëm është një debat i tillë aktualisht?

– Unë mendoj se ky debat është shumë i nevojshëm përderisa do të ketë kokrra të tilla si Tufa dhe Kapllani. Ky Kapllani dhe Tufa më ngjajnë si vrasësit me pagesë. I paguan dikush dhe ata lehin qesim. Shiko, Xhevdet! Në një mesazh që më dërgonte para disa ditësh gazetari i njohur i Radio Tiranës, Xhelil Aliu, më shkruante ndër të tjera: “Ky Tufa sa e ka tarifën e shpërblimit për ta ndryshuar rrënjësisht historinë? Se përgjegjësi jo të pakët ka marrë mbi kurriz, duke e bërë të bardhën të zezë dhe anasjelltas. Instituti që drejtohet prej tij duhet ta ketë kuletën të majme…”. I thashë Xhelilit: Po, miku im, ka një kuletë të majme se paguhet nga qeveria dhe kjo qeveri (e Ramës pra) ka kohë që i ngroh dhe përkëdhel vemje të tilla për të zhbërë historinë. Është tjetër gjë se sa do t’ia arrijnë ta zhbëjnë.

– Ju i konsideroni këta “vrasës me pagesë”? Ky është një term shumë i rëndë, zoti Braho…

– Po. Vrasës me pagesë janë. Pa thonjëza. Pavarësisht se ata nuk e përdorin koburen, pasi u është lagur baruti me kohë e me vakt. Po ata luajnë rolin e vrasësve me pagesë, falë kësaj lirie që kanë fituar. Dhe ky është një abuzivizëm me brirë…

– Kemi të bëjmë me shkrimtarë në këtë rast, Spartak. Mendoj se duhet të jeni më i kujdesshëm…

– Për cilët shkrimtarë e ke fjalën? Unë njoh dy shkrimtarë: Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Të tjerët në fakt nuk më kanë zgjuar interes… Thjesht, më duket kohë e humbur të merrem me ta. Më duket një torturë. Më lodhin.

– Ka edhe të tjerë, Spartak që pretendojnë se janë të tillë. Tufa dhe Kapllani pretendojnë se janë më të shquarit e kohës që jetojmë. Si mund të injorohen këta që janë e ardhmja e letërsisë shqipe?

– Thua ti! Mbase i ke miq këta dhe nuk dua ta prish miqësinë që mund të kesh me ta… Por unë nuk i njoh. Ismail Kadareja bëri një “Gjeneral” kur ishte 23 vjeç. Këta po vdesin duke sharë Luftën antifashiste dhe nuk kanë bërë asnjë kapter në letërsi. Atëherë, pse duhet t’u kushtoj vëmendje këtyre anonimëve?

– Zoti Braho, po flasim për një çështje parimore dhe këtu nuk hyjnë në punë njohjet personale. Unë të pyes drejtpërdrejt: Cila është konsiderata juaj për këta shkrimtarë të rinj?

– Miku im, unë nuk di të shtirem. Me që këta m’i sevrir si shkrimtarë (pavarësisht se unë nuk i quaj të tillë) të pyes drejtpërdrejt” kë quan ti si krijimtari artistike poemat e famshme “Devoll, Devoll” të Dritëroit, “Përse mendohen këto male” të Ismail Kadaresë apo poezinë “Vrima”…?

– Në të vërtetë, te kjo poezia “Vrima”, i nderuar Spartak, edhe unë jam lëkundur. Në fakt është një vëllim poetik i vlerësuar shtetërisht, para këtij vlerësimi unë jam lëkundur. Kam vënë në dyshim jo vetëm formimin tim dhe të shijeve të mija artistike. Por kur vanë dhe i dhanë një çmim kombëtar autores (disa mijë dollarë) u lëkunda….

– Ruaje atë konsideratë, i dashur Xhevdet, pavarësisht se e di që po tallesh. Shijet e tua artistike nuk mund të bien në nivelin e vrimës… Le të kthehemi më mirë te Lufta dhe kontestuesit e saj.

-E kuptoj nervozizmin tuaj, zoti Braho. Por në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë tema e luftës do të diskutohet gjatë dhe do t’i rikthehemi edhe këtij debati që ju sapo e keni hapur. Mbase duhen rishikuar disa gjëra, apo jo?

– Po, edhe unë jam për rishikim të historisë mbi bazën e dokumenteve të kohës. Duhet pasuruar historia, por nuk duhet nxirë. Ju keni bashkëpunëtor të gazetës Marenglen Kasmin, një historian të ri i cili ka sjellë dokumente befasuese për historinë e luftës sonë nga arkivat gjermane. Nuk po iu referohem historianëve të shquar si Paskal Milo e Pëllumb Xhufi, pasi Tufa e Kapllanët do dalin menjëherë e do thonë se ata janë kriminelë dhe stalinistë si unë. Po i referohem historianit Kristo Frashëri, i cili e ka jetuar luftën dhe e ka lënë të shkruar dëshminë e tij. Ja se çfarë na ka lënë si testament ai: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore bota ishte ndarë në dy rreshtime politike. Në njërën anë qëndronin anëtarët e bllokut të agresorëve gjermano-italo-japonezë, të cilët kërkonin të vendosnin me dhunë diktaturën fashiste në mbarë njerëzimin. Anën tjetër e përfaqësonin anëtarët e kampit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, të cilët luftonin për mbijetesën e vendeve të tyre dhe në të njëjtën kohë për lirinë dhe pavarësinë e popujve të robëruar. Në ato vite të përgjakshme, edhe Shqipëria ishte ndarë në dy rreshtime opozitare të ngjashme. Nga njëra anë, qëndronin qeveritarët kolaboracionistë, të cilët hynë në shërbim të agresorëve nazifashistë dhe për pasojë, e përfshinë Shqipërinë formalisht në bllokun e tyre. Nga ana tjetër, u radhitën forcat patriotike shqiptare, të cilave u takonte detyra të luftonin për pavarësinë e vendit.”

– Gjatë intervistave që kemi bërë së toku, ju i referoheni edhe qëndrimit e pikëpamjeve të historianëve të huaj. Pse?

– Sepse ata nuk janë komunistë. Janë shkencëtarë. Unë i jam referuar Bernd Fisherit, Peter Lukasit, Miranda Vickersit. Tufa dhe tufalakët e tij nuk mund t’i quajë këta si “stalinistë” dhe “kriminelë”. Ja çfarë shkruan historiania angleze, Miranda Vickers: “Padyshim që PKSH dhe Enver Hoxha kanë një rol parësor në luftën antifashiste. Nga fundi i vitit 1941 në Shqipëri ishte bërë e dukshme se jo-komunistët ishin gjithashtu duke u organizuar në grupe të vogla të rezistencës. Dy nga këto grupe ishin ato të udhëhequra nga kolonel Muharrem Bajraktari dhe Myslim Peza. Bajraktari, një ish-oficer në xhandarmërinë zogiste, kishte patur një post ushtarak në Tiranë, por shpejt ai dha dorëheqjen për t’u kthyer në fshatin e tij në zonën e Lumës, ku organizoi një çetë guerrile. Peza, një oficer i liruar i ushtrisë së rregullt, organizoi një çetë të rezistencës në periferi të Tiranës. Të dy këta burra gëzonin një prestigj të konsiderueshëm në zonat e tyre. Grupet e vogla guerrile shqiptare gradualisht u shndërruan në lëvizje të organizuara.”

Më tej zonja Vickers shkruan: “Enveri ishte një nacionalist i skajshëm. Në vjeshtën e vitit 1943, tensionet midis nacionalistëve dhe komunistëve anembanë Shqipërisë ishin të atilla saqë lufta civile dukej shumë e afërt. .. Midis pranverës së vitit 1943 dhe fundit të vitit 1944 në Shqipëri u dërguan rreth 50 oficerë anglezë, nisur nga dëshira e aleatëve për të dërguar ndihma për cilindo grup që ishte i vendosur të luftonte armikun, pavarësisht nga dallimet politike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte motivimi për të goditur forcat e Boshtit. Ndaj dhe misionet aleate ishin udhëzuar të jepnin mbështetje vetëm për ato grupe të rezistencës që në mënyrë të qëndrueshme ishin aktive kundër trupave të Boshtit. Evidencat tregojnë se partizanët ishin përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve kundër gjermanëve. Grupet nacionaliste duket se ishin më shumë të interesuar të merrnin ndihma ushtarake përpara se të ndërmerrnin ndonjë sulm kundër gjermanëve dhe entuziazmi i tyre i përgjithshëm për luftë aktive dukej se ishte krejt i vakët. Si ballistët, ashtu dhe partizanët e kuptuan që kur gjermanët të kishin ikur përfundimisht nga Shqipëria, secila palë do ta quante palën tjetër armikun kryesor…”

Kjo është më se e vërtetë. Por, kush kishte të drejtë? Padyshim që fitimtarët. Ballistët dhe zogistët u rreshtuan në palën e humbësve, u konsideruan si kriminelë të asaj lufte dhe e humbën përfundimisht kauzën e tyre. E kur e humbën atë kauzë baballarët, si mund ta fitojnë pinjollët e tyre pas afro një shekulli. Prandaj unë i quaj të gjitha gjepura ato që shkruan Tufa e të tjerët. Nuk ia vlen të humbasësh kohë me tipa të tillë. Kryeministri Rama nuk duhet t’i përkëdhelë këta tipa.

– Le të kthehemi edhe njëherë te Tufa dhe Kapllani. Pse i quani ata “vrasës me pagesë”?

– Sepse të tillë janë. Unë të thashë se ata nuk janë për pushkë, pasi edhe të parët e tyre nuk dinin të zbraznin pushkë. Por këta janë shumë të djallëzuar dhe i bëjnë atentat historisë. Duan ta shuajnë të kaluarën tonë historike, pikërisht pjesën tonë më të lavdishme. E kjo me dy fjalë don të thotë: të zbresim nga piedestalet heronjtë dhe dëshmorët dhe të ngjisim antiheronjtë dhe kolaboracionistët si Mit’hat Frashëri, Pater Anton Harapi, Hamit Matjani e kriminelë të tjerë. Unë kam një siguri në vetvete që kjo nuk ka për të ngjarë kurrë. Sado libra të botohen me paratë e shtetit, pra të qeverisë socialiste. Në fakt atyre, pra pinjollëve të ish-kolaboracionistëve të djeshëm nuk u shtohet aspak lavdia dhe meritat, është qeveria e Ramës që humbet pikë. Kjo është e gjitha.

– Para dy ditësh Tufa në emër të institutit që drejton ka bërë një reagim zyrtar, që më duket se u ka ardhur edhe juve në komisionin e ligjeve, ju quan ju një nostalgjik të diktaturës që po ktheni gjuhën e urrejtjes ndaj klasës së të përndjekurve politikë që sipas tij, përbën 30 përqind të popullsisë… Sa e vërtetë është kjo?

– Ta thashë pak më sipër që Tufa është një shpifës ordiner. Etiketimet që bën nuk e bëjnë atë aspak të besueshëm. Edhe shifra që ai i referohet shtresës së tij është hiperbolike. Këto shifra i di fare mirë Ministria e Drejtësisë dhe unë do të kërkoj që ato të bëhen publike dhe njerëzit të mos çoroditen nga broçkullat e Tufës dhe të atij palo instituti që përfaqëson. Unë nuk dua të polemizoj për këtë me një nostalgjik të Ballit dhe fashizmit. Është një harxhim kohe i panevojshëm. Po nga ai reagimi që na dërgoi kuptova se Tufës i ka hyrë frika në bark. Ai e di mirë se ç’mendon opinioni i gjerë për të. Le të lexojë (besoj se e ka lexuar) reagimin e Edmond Cajës për të vërtetën e revoltës së Qafë Barit.

Mendoj se Tufa dhe ata që sot na hiqen si të përndjekur do ta marrin shumë shpejt përgjigjen që u takon. Kaq për sot.

Marrë nga DITA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa spartak braho agron tufa spartak braho

Sondazh

Poll
Politike 13 Prill 2019, 10:42

Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni