
MADRID- Një portret i panjohur i artistit Auguste Rodin është zbuluar falë një fëmije. Luis Pastor, një dizajner grafik spanjoll, i cili jeton në Luksemburg, gjatë një vizite në muze me djalin e tij, ky i fundit zbuloi pikturën që ‘dergjej’ prej kohësh në një dhomë të errët.
Në pikturën e artistit dukej burri në profil me mjekër, i cili mendohej se ishte Rodin.
Problemi i vetëm ishte koka, të cilën ai e kishte trajtuar jo si një portret të skulptorit francez, por si Mbreti Leopold II të Belgjikës, një monark i njohur për administratën e tij brutale të Kongos.
“Unë e dua Rodin dhe kam qenë shumë në Muzeun Rodin në Paris. Isha i fiksuar me të si student. Fillova të shkrepja fotografi të Leopoldit dhe mendova se ata duken sikur njëri-tjetrin, por kjo nuk është Leopold”.– u shpreh Luis.
Ishte ngjyra e syve që e vulosën atë: Rodin kishte sytë blu dhe Leopold kishte sy të errët. Pas analizave të shumta krahasuese të portreteve të të dy burrave, miniaturat, numri i katalogut 3711, rezulton të jetë një portret i skulptorit Auguste Rodin.

Një mister artistik i famshëm duket se është zgjidhur vitin e kaluar kur ekspertët pohuan se e gjetën modelin e “Origine du monde” të Gustave Courbet (Origjina e Botës). Piktura e një gruaje të zhveshur, e menduar si e dashura e artistit, modelja irlandeze, Joanna Hiffernan.
Por fakte të reja tregojnë ishte në fakt balerina pariziane Constance Queniaux. Balerina ishte mjeshtre e diplomatit osman Halil Şerif Pasha, i njohur ndryshe si Khalil Bey, i cili e porositi pikturën nga Courbet për koleksionin e tij personal.
Burimi: The Guardian
L.K/Dosja.al