Sport

Derbi Real-Atletico përfundon me polemika, ish-lojtari: Vjedhje, do ta përdorin te “Casa del Papel”

Kasemiro krijoi kontakt me Marotën në zonë por as gjyqtari e as VAR nuk dhanë një goditje nga pika e bardhë për skuadrën e e Simeones. Kjo bëri që të shpërthente protesta në rrjetet sociale e aty është përfshirë edhe ish-futbollisti i i Atletikos, Paulo Futre.
Featured image of article: Derbi Real-Atletico përfundon me polemika, ish-lojtari: Vjedhje, do ta përdorin te “Casa del Papel”

SPANJË- Minuta e 33-të e pjesë së parë të derbit të mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid ka shkaktuar polemika të shumta në rrjetet sociale. Kasemiro krijoi kontakt me Marotën në zonë por as gjyqtari e as VAR nuk dhanë një goditje nga pika e bardhë për skuadrën e e Simeones. Kjo bëri që të shpërthente protesta në rrjetet sociale e aty është përfshirë edhe ish-futbollisti i i Atletikos, Paulo Futre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka përdorur ironinë për të komentuar vendimin e gjyqtarit e sidomos për VAR që nuk akordoi asgjë për Atletikon në atë moment, edhe pse të gjithë ekspertët në studio e shihnin si penallti atë ndërhyrje të Kasemiros.

“Vjedhja e penalltisë së Kasemiro ndaj Morata ishte aq e madhe sa do ta përdorin për sezonin e ri të “La Casa De Papel”. Më tërbon që VAR nuk thotë asgjë”, ishte postimi i Furte në rrjetet sociale.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment