Bota

Spanja rifillon vaksinimin me AstraZeneca pas një pezullimi një javor nga frika për efektet anësore të mundshme

Pezullimi nuk duket se ka zbehur entuziazmin e njerëzve për të marrë vaksinën.
Featured image of article: Spanja rifillon vaksinimin me AstraZeneca pas një pezullimi një javor nga frika për efektet anësore të mundshme Foto Ilustruese

SPANJË– Spanja ka rifilluar vaksinimin e saj AstraZeneca pas një pezullimi një javor të dozave nga frika për efektet anësore të mundshme.

Sipas Guardian, pezullimi nuk duket se ka zbehur entuziazmin e njerëzve për të marrë vaksinën.

‘Ne duhet t’i lëmë paragjykimet dhe mitet urbane mënjanë dhe të ecim përpara,’ – tha nëpunësi civil, Jose Manuel Plaza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njerëzit u rreshtuan jashtë stadiumit të futbollit Wanda të Atletico Madrid, i cili është shndërruar në një qendër vaksinimi masive.

‘Jam e lumtur që marr vaksinën. Unë mendoj se duhet të jesh pozitiv dhe nuk ka asgjë më të keqe se Covid.‘-i tha agjensisë së lajmeve punonjësja shëndetësore, Cristina Gonzalez.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment