Bota

Spanja në “luftë” me borën, vdesin katër persona, autoritet po punojnë për hapjen e rrugëve

Nga ana tjetër autoritetet po përshpejtojnë që të rihapin rrugët dhe për të marrë vaksina anti-Covid dhe furnizime ushqimore në zonat e prekura nga Stuhia Filomena. Gjatë natës, temperaturat ranë në -8C (18F) në pjesë të Spanjës, mes paralajmërimeve nga meteorologët se bora po kthehej në akull të rrezikshëm. 
Featured image of article: Spanja në “luftë” me borën, vdesin katër persona, autoritet po punojnë për hapjen e rrugëve Pamje nga mbulimi me bore

SPANJË-Stuhia “Filomena” ka shkaktuar dëme të mëdha në Spanjë. Sipas mediave të huaja, në Madrid dëbora ka shkuar në 50 centimetër dhe ka shkaktuar 4 viktima.

Nga ana tjetër autoritetet po përshpejtojnë që të rihapin rrugët, për të marrë vaksina anti-Covid dhe për furnizimin me ushqime në zonat e prekura nga Stuhia Filomena. Gjatë natës, temperaturat ranë në -8C (18F) në pjesë të Spanjës.

Qeveria Spanjolle ka thënë se ka ndërmarrë hapa shtesë,  për të siguruar marrjen e 300,000 vaksinave të koronavirusit, që mund të shpërndahet siç është planifikuar tek autoritetet shëndetësore rajonale.

“Angazhimi është të garantojë furnizimin e shëndetit, vaksinave dhe ushqimit. Korridoret janë hapur për të dërguar mallrat,”- ka thënë Ministri i Transportit Hoze Luis Abalos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, ushtarë janë vendosur për të pastruar disa nga 700 rrugët kryesore dhe rreth 3,500 ton kripë u sollën më vonë në kamionë në kryeqytet. Ndërsa, pritet që vala e pazakontë e ftohtë në gadishullin Iberik të zgjasë deri të enjten.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment