LIVE UPDATES
Sport

Spanja merr frymë, arrihet akordi Ligë-Federatë për oraret dhe ditët e ndeshjeve

17 Maj 2020, 13:07 Nga DOSJA
Spanja merr frymë, arrihet akordi Ligë-Federatë për oraret

SPANJË-Beteja e gjatë mes dy organizatave më të larta të futbollit spanjoll, ajo për oraret dhe ditët ndeshjeve të La Ligas është mbyllur me një fund të lumtur. Liga spanjolle e Futbollit dhe Federata kanë arritur një akord i cili duhet të çertifikohet përpara një gjykatësi, për të luajtur gjatë gjithë javës përfshirë edhe ditën e hënë në dy fasha orare.

Në momentin që do të rifillojë kampionati spanjoll do të luhet në orën 20:00 në zonat ku bën më freskët dhe dhe do të ketë ndeshje në orën 23:00 në qytetet ku temperaturat janë më të larta, duke patur parasysh edhe faktin që La Liga do të rinisë në muajin qershor.

Luis Rubiales presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve gjatë ditës së hënë sepse gjithmonë e ka gjykuar ditën e parë të javës si të papërshtatshme përsa i përket kërkesave të spektatorëve, por në një futboll me dyer të mbyllura ky shqetësim kthehet në të pavlerë. Limiti i vendosur për çdo skuadër nga një ndeshje te tjetra është 72 orë.

Për shembull nëse një skuadër zbret në fushë ditën e hënë ndeshjen e ardhshme nuk do ta luajë para ditës së enjte. Ky organizim do t’i lejojë ligës spanjolle të futbollit ta mbyllë kampionatin brenda datës 29 korrik, pra brenda limitit të vendosur nga UEFA në mënyrë që deri në 3 gusht të ketë kohë për të zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të Kupave Europiane, edhe pse në Spanjë ky problem nuk ekziston pasi finalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave baske Real Sociedad dhe Athletic Bilbaos është shtyrë për vitin e ardhshëm për t’u luajtur në praninë e tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati spanjoll la liga kampionati spanjoll la liga

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj