Bota

Spanja inagururon një spital të ri Covid-19, kushtoi 100 milionë euro/ Protesta nga qytetarët, akuza për mungesa të stafit spitalor

Ajo që është vënë në dukje që ditën e parë të hapjes së tij është se sindikata e mjekëve dhe infermierëve kanë denoncuar mungesën e personelit në këtë spital. Presidentja e rajonit, Isabel Díaz Ayuso u prit nga një turmë demonstruesish që mbanin në duar pankarta me shkrimet “Mjaft” dhe “Spitalet e politikanëve”.
Featured image of article: Spanja inagururon një spital të ri Covid-19, kushtoi 100 milionë euro/ Protesta nga qytetarët, akuza për mungesa të stafit spitalor foto ilustruese

SPANJË-Rritja e shifrave të infektuarve me Covid-19 ka shtuar nevojën e spitaleve të reja, për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve. Sakaq, ditën e sotme në Madrid është inauguruar një spital i ri Covid, i cili ka kushtuar 100 milionë euro.

Ajo që është vënë në dukje që ditën e parë të hapjes së tij është se sindikata e mjekëve dhe infermierëve kanë denoncuar mungesën e personelit në këtë spital. Presidentja e rajonit, Isabel Díaz Ayuso u prit nga një turmë demonstruesish që mbanin në duar pankarta me shkrimet “Mjaft” dhe “Spitalet e politikanëve”.

Objekti, u ndërtua për tre muaj pranë aeroportit të Madridit dhe kushtoi dy herë më shumë sesa u njoftua. Spitali mori emrin e ‘Isabel Zendaia’ një infermiere e shekullit të 18-të që nisi fushatat pro-vaksinave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spitali ka kapacitet 1,056 shtretër, duke përfshirë 48 vende për terapi intensive. Megjithatë do të duhen gati 700 mjekë, infermierë dhe teknikë laboratorësh për ta bërë atë të funksionojë.

Që prej fillimit të pandemisë në Spanja janë regjistruar 1,6 milionë persona të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë mbi 45 mijë pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment