Bota

Spanja gati të heqë kufizimet për udhëtarët nga Britania, ndërkohë mbetet të fuqi bllokimi me Brazilin dhe Afrikën e Jugut

Maria Jesus Montero tha se kufizimet në ardhjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut do të zgjaten më 13 Prill, por jo ato me Britaninë, për shkak të fazës së përparuar të fushatës së vaksinimit të MB.
Featured image of article: Spanja gati të heqë kufizimet për udhëtarët nga Britania, ndërkohë mbetet të fuqi bllokimi me Brazilin dhe Afrikën e Jugut Foto Ilustruese

SPANJË– Spanja do të heqë më 30 mars kufizimet për udhëtarët nga Britania që kanë qenë në fuqi që nga dhjetori në një përpjekje për të përmbajtur përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit, sipas një burimi të qeverisë.

Sipas Guardian, agjencia franceze e lajmeve citoi një zëdhënëse të qeverisë, Maria Jesus Montero, të thoshte se kufizimet në ardhjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut do të zgjaten më 13 Prill, por jo ato me Britaninë, për shkak të fazës së përparuar të fushatës së vaksinimit të MB.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga 22 dhjetori vetëm banorët ose shtetasit e ligjshëm të Spanjës dhe mikro-shtetit fqinj të Andorrës janë lejuar të futen me avion dhe traget nga Britania. Përjashtimi i vetëm janë udhëtarët në tranzit, të cilët nuk mund të largohen nga aeroporti dhe as të qëndrojnë më gjatë se 24 orë.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment