
SPANJË– Mbrëmja e djeshme duhet të harrohet për përfaqësuesen e Gjermanisë por edhe për tifozët. Humbja kundër Spanjës me shifrat 6-0 as nuk mendohej në imagjinatën e “pancerave”.
Në një farë mënyre iberikët kanë shkelur me këmbë ata që deri sot konsideroheshin si “të pamëshirshëm”, për ta shtypur kundërshtarin edhe në momentin që ngre flamurin e bardhë.
Këtë ndjenjë e kanë provuar vetë gjermanët kundër spanjollëve, ndërsa një humbje e tillë në këto shifra nuk ndodhte që nga 1931, atëherë kur Austria do të fitonte në shifrat 6-0.
E.Ç (Dosja.al)