Sport

Spalleti ikën nga Interi, vjen Conte me lojtarin e madh të Premier League

Në Milano dihet se se stolin e Interit do e marrë, Antonio Konte
Featured image of article: Spalleti ikën nga Interi, vjen Conte me lojtarin e madh të Premier League Antonio Conte

Mediat italiane e dinë me siguri se Spalletti do të shkarkohet në fund të sezonit nga Interi.

Tashmë janë të gjithë të bindur se stolin e skuadrës do e marrë, Antonio Konte.

Sipas “La Repubblica”, flitet se italiani i ka bërë dhe kërkesën e parë presidentit. Ai është Romelu Lukaku, sulmuesi i Manchester United. Konte me këtë lëvizje tregon se nuk e llogarit Ikardin dhe se do një sulmues tipik vrasës në krye të sulmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse nuk arrijnë të bindin Lukaku, Konte dhe Interi do të tentojnë të vjedhin nga Roma, një “dashuri” të vjetër të Kontes, e cili është Edin Xheko.

Konte e ka kërkuar boshnjakun gjatë gjithë kohës që ishte në krye të “Zonjës së Vjetër”.

B.N/dosja.al

Shto Koment