
TIRANË- SPAK shpall mos-kompetencë për dosjen “Bajri”. Mësohet se SPAK ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin e Safet Bajrit për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre”. Sipas SPAK, kallëzimi i Bajrit nuk është në komepetencen e Prokurorise se Posaçme. por e Prokurorise së rrethit Tiranë. Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që të dëshmojë para prokurorëve vetë Safet Bajri.
Më 27 korrik, Safet Bajri kallëzoi në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për “shpërdorim detyre”. Ky kallëzim erdhi pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në burgun e Reçit, me pretendimin se qëndrimi i mëtejshëm në burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.
Bajri ndodhet në qeli, pasi është dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.
J.V/Dosja.al