Aktualitet

SPAK rekurs vendimit të Gjykatës për Edvin Priftin, kërkon rikthimin e mjekut në burg

Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë më 2 mars, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’.
Featured image of article: SPAK rekurs vendimit të Gjykatës për Edvin Priftin, kërkon rikthimin e mjekut në burg Edvin Prifti

TIRANË– SPAK rekurs vendimit të Gjykatës për Edvin Prifti, kërkon rikthimin e mjekut në burg.

Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë më 2 mars, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Kardio-kirurgu Edvin Prifti u la i lirë nga qelia pak ditë më parë pas arrestimit të tij të bujshëm. Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje” për Priftin, duke lënë në fuqi edhe atë të pezullimit nga detyra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment