LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK çon për gjykim në GJKKO 9 anëtarët e grupit ‘Duka’

15 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK

TIRANË– SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me çëshjen e vrasjes së Santiago Malkos. Për gjykim janë dërguar pjestarët e grupit ‘Duka’. Shumica e personave të dyshuar janë të shpallur në kërkim policor. Të pandehurit janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica, Elvis Gaçaj. Familja e Malkos ka deklaruar se autoritetet nuk kanë pasur vullnet për të zbardhur vrasjen.

NJOFTIMI I PLOTE:

Sot më datë 15 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.177/2 viti 2019 ndaj të pandehurve:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.
2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.
3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.
4) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.
5) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.
6) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
7) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
8) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë

Të akuzuar:

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.
2. Të pandehurit Leonard Duka, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.
3. Të pandehurit Leonard Duka, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë;
4. I pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas nenit 278/1 e 2 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar në datë 16.04.2020 dhe rreth orës 15:30 në Tiranë, në kontrollin fizik për arrestim të tij.
Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më 07.08.2019 rreth orës 02.00 në banesë të tij, në rrugën “Dora D’Istria”, pallati nr.12/1, Sh.1, ap.8, Tiranë.

Në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma “dh” të Kodit të Procedurës Penale, është kërkuar pushimi i çështjes ndaj personit nën hetim Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2 ; 278 të Kodit Penal, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal, parashikuar nga nenet 28/4 e 333/a e 334 të Kodit Penal.

VRASJA E MALKOS:

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erlis duka leonard duka santiago malko erlis duka leonard duka santiago malko

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni