Aktualitet

Kallëzimi i PD për check up-in, reagon SPAK: Po vlerësohet nga prokurori i çështjes

  • Koncesioni i check up-it në SPAK, PD akuza për Beqajn, Manastirliun dhe Vilma Nushin
  • Sipas demokratëve, ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.
    Featured image of article: Kallëzimi i PD për check up-in, reagon SPAK: Po vlerësohet nga prokurori i çështjes Godina e SPAK

    TIRANË- Pas publikimit të kallëzimit penal të dorëzuar nga Partia Demokratike për koncesionin e check up-it, Prokuroria e Posaçme thotë se ai mund të bashkohet me kallëzimin për sterilizimin. “Kallëzimi është ndarë me short dhe po vlerësohet nga prokurori i çështjes”, thonë për A2 burime nga SPAK. “Janë dy raste të ndryshme që mund të bashkohen në një procedim. Por është herët për ta vendosur”.

    Sipas demokratëve, ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës. “Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, thuhet në kallëzimin e PD.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për koncesionin e check up-it që është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. PD shkruan në kallëzim se e konsideron këtë koncesion si më korruptivët e qeverisë “Rama”, dhe ka kallëzuar më shumë se 10 persona, duke përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, ministren Ogerta Manastirliu dhe përfituesen e koncesionit Vilma Nushi.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment