Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 137 kg kokainë, merr të pandehur biznesmenin Gentian Malindi, dyshohet si porositësi i drogës në portin e Durrësit. Avokati zbulon vendndodhjen e tij

Biznesmeni Gentian Malinidi është në arrati që prej momentit që kuptoi se brenda pakove që kishte marrë nga konterinerët ishte miell orizi dhe jo kokainë.
Featured image of article: SPAK mbyll hetimet për 137 kg kokainë, merr të pandehur biznesmenin Gentian Malindi, dyshohet si porositësi i drogës në portin e Durrësit. Avokati zbulon vendndodhjen e tij Gentian Malindi

TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka marrë nën cilësinë e të pandehurit Gentian Malinidin, pasi dyshohet se ësghtë porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit. Biznesmeni është në arrati që prej momentit që kuptoi se brenda pakove që kishte marrë nga konterinerët ishte miell orizi dhe jo kokainë.

4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën.

Pak muaj më parë nga arratia Gentian Malindi i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për Krimet e Renda, letër e cila është  përpiluar nga babai i të kërkuarit, avokati Ilir Malindi, ku theksohet se gjithçka është një hakmarrje. Malindi dhe familja e tij pretendojnë se asnjë nga akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, dhe policia dhe prokuroria kanë manipuluar provat dhe dëshminë e Ardian Begos. Sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Malindi, njëherësh edhe babai, shprehet se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të tij duke zbuluar se ku po fshihet ai. Avokati është shprehur për ‘Faxweb’ se djali i tij ndodhet në malet e Shqipërisë duke marrë ajër të pastër pasi nuk është fajtor për asgjë, duke i hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat që janë ngritur për Gentian Malindit.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit. Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi.

(k.m/dosja.al)

  • 14:16

    Ilir Malindi zbulon për herë të parë ku fshihet i biri që ndodhet në arrati: Është diku nga malet e Shqipërisë, merr ajrin e pastër, nuk ka asnjë provë

    Avokati i Gentian Malidit, Ilir Malindi, njëherësh edhe babai, shprehet se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të tij duke zbuluar se ku po fshihet ai. Avokati është shprehur për ‘Faxweb’ se djali i tij ndodhet në malet e Shqipërisë duke marrë ajër të pastër pasi nuk është fajtor për asgjë, duke i hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat që janë ngritur për Gentian Malindit.

    “S’ka as edhe një provë të vetme, e vetmja provë është që Oficerit të Policisë Gjyqësor Ermal Milorit i janë gjetur shenjat e gishtave në pakot e orizit. E kam thënë që në fillim që droga është vendosur aty nga ana e Policisë. Asnjë gjurmë tjetër nuk është gjetur, dosja është zero. Nuk ka përgjime, nuk ka absolutisht asgjë. Djali im është diku nga malet e Shqipërisë, merr ajrin e pastër, nuk ka asnjë provë, asnjë lidhje. Atë ditë prokurori Ervin Kondili ka dhënë urdhër që të Forcat Operacionale të dyndeshin atje, janë 58 policë që kanë zbarkuar në portë, bisedat telefonike janë zero, i vetmi hetim që është bërë, më skandaloz nuk e gjen. Kondili mund të akuzojë kë të dojë, edhe veten e tij po do. Nuk ka pasur ballafaqim mes personave që janë arrestuar. Nuk e di se ku e shpie mushka prokurorinë. Policia e ka vjedhur drogën, me urdhër të Edi Ramës, Lleshit apo drejtorit të Policisë. Nuk kanë lënë vrimë të shtëpisë sonë pa kërkuar, dhe nuk kanë gjetur asgjë. Droga është vjedhur para se Gentian Malindi të hynte në port, nuk ka flagrancë, nuk ka gjurmë gishtash, përgjime nuk ka. Sesi do të rrjedhin gjërat do e vendosë gjykata. Kam 40 vite jurist nuk ka as edhe një provë të vetme. Është e pamundur që të vidhej nga im bir, Prokuroria ka dështuar bashkë më policinë, që e ka kryer vjedhjen e drogës, qëlluan në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar”, u shpreh Ilir Malindi.

    Gentian Malindi dyshohet se është porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit. Biznesmeni është në arrati që prej momentit që kuptoi se brenda pakove që kishte marrë nga konterinerët ishte miell orizi dhe jo kokainë.

Një Koment në “SPAK mbyll hetimet për 137 kg kokainë, merr të pandehur biznesmenin Gentian Malindi, dyshohet si porositësi i drogës në portin e Durrësit. Avokati zbulon vendndodhjen e tij

  1. Ja cfare palo prokurorie dhe gjykatesish kemi ne… Nje palo avokat na tregon se i biri trafikant na merka ajer te paster ne male dhe policia pse nk vepron pse nk e arreston kete maskara avukat qe fsheh nje te kerkuar . Turp i madh cfare shteti pse nk vepron pse nk e merr ne pyetje kete palo njeri qe fsheh te akuzuarin kryesor dhe le ne qeli dy fakir.

Shto Koment