Aktualitet

Apeli e la të lirë, SPAK kërkon me ngulm burgosjen e Edvin Priftit

SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit nga Apeli i GJKKO-së dhe brenda afatit prej 15 ditës do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.
Featured image of article: Apeli e la të lirë, SPAK kërkon me ngulm burgosjen e Edvin Priftit Edvin Prifti

TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvin Prifti.

SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit nga Apeli i GJKKO-së dhe brenda afatit prej 15 ditës do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

Kardio-kirurgu Edvin Prifti u la i lirë nga qelia pak ditë më parë pas arrestimit të tij të bujshëm. Apeli i GjKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje” për Priftin, duke lënë në fuqi edhe atë të pezullimit nga detyra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment