Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
SPAK ‘kopsit’ dosjen “339″/ Rama: Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim, mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!
28 Korrik 2020, 10:38Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e 22 komisionerëve të përfshirë në të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në reagimin e tij, Rama shkruan se pikërisht ajo dosje është një nga arsyet se përse maxhoranca kërkon depolitizimin e administratës zgjedhore. Duke qënë se kërkesa e tyre, nuk u pranua nga opozita jashtëparlamentare në mbledhjet e Këshillit Politik, Rama nuk ngurroi të theksonte se vetëm 8 komisionerë të arrestuar ishin të Partisë Socialiste, ndërsa të tjerët i përkisnin dy forcave opozitare.
“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!,”-shkruan kreu i qeverisë.
Sot, një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimitpër 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar se nuk është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ka qënë vetë Ndreu, ai që ka ndarë detaje...
TIRANË– ZBARDHEN përgjigjet që ekspertët e Këshillit Politik, i kanë dërguar përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri. Me një shkrim zyrtar, Gji...
TIRANË– Sot në mëngjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me të gjithë lajmin e infektimit të tij nga pandemia e koronavirusit. Lajmi u shpërn...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku edhe ...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Në statusin e tij, Meta ka shp...
TIRANË- Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman. Mësohet se në takim opozita e bashkuar ka shpjegu...
TIRANË- Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, i cili ka qenë dhe kryetar i KQZ-së ka komentuar sot debatin për ndryshimet në Kushtetutë. Në n...
TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë ka komentuar tërheqjen e përkohshme të maxhorancës për nismën e amnistisë politike. Në një deklaratë për mediat, BE shkr...
TIRANË– Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, i ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në TvT ka de...
TIRANË- USIAD ka dorëzuar 29 mijë teste për Institutin e Shëndetit Publik. Në një njoftim për mediat, USAID njofton se kjo është ndihmë që jepet për Shqipë...