Aktualitet

‘Escobari’ shqiptar! SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si ‘eskobari’ shqiptar.
Featured image of article: ‘Escobari’ shqiptar! SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin Met Kanani

TIRANË– SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si ‘Eskobari’ shqiptar.

SPAK pretendon se ka marrë vendimin e drejtësisë turke dhe në kushtet kur nuk mund të vijojë më me hetimin dhe gjykimin e të njëjtave fakte i është drejtuar gjykatës së posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes.

Për të pandehurin Besimr Llupi nga autoritet e drejtësisë turke është vendosur të shpallet i pafajshëm dhe për këtë SPAK pretendon se nuk mund të vazhdojë me këtë çështje.

Po kush është Met Kanani?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pagëzuari me nofkën “Eskobari shqiptar” apo “Met shqiptari” siç njihej në Turqi, Kanani u shkatërrua nga autoritetet turke në muajin mars të vitit 2018, teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian.

Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshjeje në det. Banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe. Arrestimi i Met Kananit dhe bandës së tij u konsiderua si ndërprerja e një prej rrugëve të trafikut më të madh të drogave të forta ku si rrugë kalimi përdorej Turqia dhe vuri në pranga 66 persona të kombësive të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment