
TIRANË– SPAK ka “nisur” hetimin e zyrtarëve të lartë. Pas rastit të GJKKO, që u raportua disa ditë më parë në Dosja.al ku Vilson Memini u dënua me 120 orë punë në komunitet se tentoi të korruptonte një efektiv policie, tashmë është Prokuroria e Posaçme që ka kërkuar një tjetër dënim të bujshëm…
Rigels Ymeri është i pandehuri i fundit i SPAK, i cili është dënuar nga GJKKO me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjetur fajtor për akuzën e korrupsionit.
Konkretisht, Ymeri u hetua nga një prokuror i SPAK, pasi i dha 10 mijë lekë të vjetra policit.
‘Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”-thuhet në dosje. Gjykata e Posaçme vijon më tej në arsyetim se: ”…shuma e parave prej 1 000 lekë, sekuestruar të konfiskohen si mjet i kryerjes së veprës penale dhe kaluar buxhetit të shtetit…”.
E ngritur për të hetuar kokat e mëdha të shtetit dhe zyrtarët më të lartë që kanë guxuar të shpërdorojnë taksat dhe besimin e qytetarëve, SPAK i ka fokusuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet në çështje si kjo e mësipërmja.
(F.g/dosja.al)