Bota

Spanja nuk gjen qetësi nga pandemia/ Qeveria rimbyll klubet e natës dhe diskotekat pas shtimit të të infektuarëve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka raportuar mbylljen e të gjitha diskove, klubeve të natës dhe sallave të vallëzimit për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në vend.
Featured image of article: Spanja nuk gjen qetësi nga pandemia/ Qeveria rimbyll klubet e natës dhe diskotekat pas shtimit të të infektuarëve me Covid-19 Foto ilustruese

SPANJË– Pandemia e koronavirusit nuk largohet edhe aq lehtë nga Spanja. Ndonëse për dy muaj situata e  Covid-19 në Spanjë ishte më e qetë krahasuar me marsin dhe prillin kur shënoheshin bilance të frikshme, por sërish gjendja është përkeqësuar.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka raportuar mbylljen e të gjitha diskove, klubeve të natës dhe sallave të vallëzimit për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në vend.  Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, të paktën 50,000 infeksione të reja janë regjistruar vetëm në 14 ditët e kaluara.

Rretj 3 mijë raste të reja u regjistruan ditën e enjte,  kryesisht në Madrid,  pothuajse dyfishin e numrit një ditë më parë, me të rinjtë që infektoheshin në një shkallë më të lartë.

Ndërkohë masat e reja ndërkombëtare përfshijnë ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike kur nuk është e mundur të mbahen të paktën dy metra larg njerëzve të tjerë. Gjithashtu, përveç masave aktuale për distancimin shoqëror, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 1 të mëngjesit, dhe është e ndaluar të mblidheni në publik për të pirë alkool.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa u shpreh se masat u miratuan “unanimisht”, ndërkohë theksoi se përveç rritjes së rasteve të reja, presioni ndaj spitaleve nuk është aq domethënës sa ishte gjatë pikut të parë të COVID-19 të Spanjës, në Mars dhe Prill.

Spanja është vendi i tretë më i goditur në Evropë, me 337,000 të infektuar dhe 28,000 viktima që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Burimi:  Telegraph

A.C/Dosja.al

Shto Koment