Rajoni

“Çekët dhe presidenti i tyre laro i Beogradit e kuptuan se Kosova nuk është Serbi”, Edmond Spaho i quan provokatorë

Spaho i ka qujatuar çekët provokatorë, dhe është shprehur se tashmë ato e kanë kuptuar se Kosova nuk Serbi.
Featured image of article: “Çekët dhe presidenti i tyre laro i Beogradit e kuptuan se Kosova nuk është Serbi”, Edmond Spaho i quan provokatorë Edmond Spaho dhe Presidenti i Çekisë, Milos Zeman

TIRANË- Pas deklaratës së  presidentit çek lidhur me idenë e tij se Qeveria e Çekisë mendon të tërheqë njohjen e Kosovë, Edmond Spaho ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke i qujatur çekët si provokatorë.

Sapho, Nënkryetari i Partisë Demokratike, në postimin e tij rrjetet  sociale ndërkohë që uron Republikën e Kosovës për fitoren e arritur, shrehet për çekët se janë mjaft provokatorë.

 “Çekët dhe presidenti i tyre laro i Serbisë Millosh Zeman besoj se sot kanë kuptuar që Kosova nuk është Serbi. Fitore e jashtëzakonshme e Kosovës ndaj Çekisë. Pergjigje e merituar ndaj provokatorëve çekë të cilet deshën të ngrinin gjatë ndeshjes një dron me parrullën “Kosova është Serbi”. Çekët dhe presidenti i tyre laro i Serbisë Millosh Zeman besoj se sot kanë kuptuar që Kosova nuk është Serbi. Forca Kosova, në kampionatin e ardhshëm Europian do jenë edhe shqiptarët”, shkruan Edmond Spaho.”-shkruan Edmond Spaho.

A.C/Dosja.al

Shto Koment