Aktualitet

Spahiu flet si kreu i KMSH-së: Do të jemi pararojë e luftës kundër çdo lloj ekstremizmi

Feja jonë është feja e paqes dhe shpresës! Vendi ynë ka nevojë për më shumë paqe dhe shpresë, Ne, me ndihmën e Zotit, do të punojmë për t’i dhënë rinisë, të varfërve, jetimëve, të moshuarve… më shumë paqe dhe shpresë.
Featured image of article: Spahiu flet si kreu i KMSH-së: Do të jemi pararojë e luftës kundër çdo lloj ekstremizmi Bujar Spahiu sot pas zgjedhjes si kreu i KMSH-së

TIRANË- Kreu i ri i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, menjëherë pas fitores ka mbajtur një fjalë në të cilën ka treguar se  gjatë kohës që ai do të jetë në këtë detyrtë do të ruajë balancat. Po ashtu ai u shpreh se “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi, Ne si myslimanë jemi përgjegjës përpara Zotit për përhapjen e paqes dhe dashurisë jo vetëm midis besimtarëve tanë, por për përçimin e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore”.

FJALA E PLOTË E BUJAR SPAHIUT

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Ju, sot më keni nderuar, por njëkohësisht më keni vënë përpara një vështirësie të madhe. Unë i lutem Zotit të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë. Të nderuar anëtarë, ju lutem shumë edhe juve, lutuni për mua, lutjuni Zotit që të ma bëjë më të lëhtë këtë barrë.

Të nderuar përfaqësues të Komiteti Shtetëror të Kulteve ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë proces! Unë siguroj shtetin shqiptar nëpërmjet jush se, do të shërbej në këtë detyrë me përkushtimin e një njëriu të bindur ndaj Zotit dhe do të  bëj përpjekjet e mia maksimale të jem një shqiptar i mirë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve të mi të nderuar. Do të jetë puna ime parësore ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Të nderuar përfaqësues dhe partnerë ndërkombëtar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë kontribues i paqes, harmonisë dhe dialogut në vend. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi, Ne si myslimanë jemi përgjegjës përpara Zotit për përhapjen e paqes dhe dashurisë jo vetëm midis besimtarëve tanë, por për përçimin e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore.

Të dashur besmitarë dhe besmitare mysliman të Shqipërisë, unë nga sot, nuk do ta ndiej veten si kryetari juaj, por do të jem, me ndihmën e Zotit, shërbëtori besnik i Kuranit Fisnik, dhe traditës profetike. Na takon më shumë neve, sëbashku, t’i përkushtohemi punës, të cilën na urdhëron Allahu XH.SH në Kuranin Fisnik për të çuar në zemrën e çdo njeriu mesazhin paqësor  të islamit. Na takon më shumë ne që t’i dedikohemi detyrës së madhe që kemi përpara.

Feja jonë është feja e paqes dhe shpresës! Vendi ynë ka nevojë për më shumë paqe dhe shpresë, Ne, me ndihmën e Zotit, do të punojmë për t’i dhënë rinisë, të varfërve, jetimëve, të moshuarve… më shumë paqe dhe shpresë.

Të dashur besmitar dhe qytetarë të vendit tim, të përpiqemi që secili prej nesh, të vendosë një balancë midis kësaj bote dhe Ahiretit (botës së përtejme).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të balancojmë vrapin drejt kapitalit financiar në kurriz të kapitalit moral.

Të bëhemi më humanë, të rendim vetëm pas hallallit. Të ndajmë nga pasuria jonë për të varfërit, jetimët, të moshuarit, të sëmurët.

Të ruajmë dhe të forcojmë familjen, familja është vlera e shoqërisë tonë, familja është traditë profetike, ta ruajmë atë.

Vëllezër dhe motra besimtarë t’i lutemi Zotit të  na forcojë  besimin. Besimi në Zot është  i vetmi besim që  nuk zhgënjen!

Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve!

Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

O Allah, vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë ,Na udhëzo në rrugën e drejtë, na udhëzo në rrugën e atyre të cilët I ke begatuar me besimin dhe adhurimin vetëm ndaj Teje.

Shto Koment